TRE POEZI NË NJË / Poezi nga Fatbardha Xhani Myslimaj

 

Fatbardha Xhani Myslimaj

Poezi nga Fatbardha Xhani Myslimaj

 

 

 

TRE POEZI NË NJË

 

***

VËSHTIRË TË HARROHET

 

U drodhën horizontet nën peshën e saj
Humbën trajtën mijeravjecare
Mbi buzët e mia kur u ul, kur u shua…
Një pulëbardhë s’lëvizi mbi valë u harrua…

Përhumbje e pafaj, pa fillim e pa cak
Erdhi e s’nxitoi të shkonte, nga thellësi e ndjesive
Një mendim i beftë malli e dhimbjeje pak nga pak
Humbi kaltersive..

Vec meje e teje asgjë, askush, asnjëhere…
Nga tisi i ëndrrës zgjimi largohet largohet
S’ka dimër, as vjeshtë, as verë, pranverë…
Kjo puthje dashurie, veshtire te harrohet!!!

 

***

 

NJË PUTHJE

 

Kur jeta,
trajtën e nje zeroje kishte marrë
Më mësove, pa fjalë
pa lutje
stuhitë e shpirtit t’i qetësoj,
tek nje puthje…

Ti nuk je gjithësia,
por për mua bëhesh…
kur sjell me vete paqen,
jetën…
Për ty
s’ka vend me tutje
mos ik,
rri aty
tek nje puthje…

Dhe
për aq kohë sa prekjet tona
do kenë kuptim,
pa premtime
pa ngutje…
gjithçka do jetojë
e thjeshtë
bukur,
tek nje puthje…

 

***

 

SËRISH

 

Puthmë me dridhmën e dhimbjes, shpirt
Shtromë me gjethet e vjeshtës shtratin
Dhe sytë e mbyllur mbushmi me dritë
Të kuptoj më në fund, se tek ty e kam fatin!

Puthmë me shkulmën e zjarrit, zemër
Lekurën matma me gishtat e dridhur
Të njomat thami, të thatat njomëmi
Pa prekjen e buzës, kjo jete është e hidhur!

Puthmë e puthmë e puthmë sërish…
Me buzë, me frymë, me duar, me sy
Harrohu, humbit, në flakë dashurish
Që jetën dhe vdekjen ta lemë aty!

Për puthjet mjafton oxhaku me dru
Për prekjet mjafton shtrati me kashtë
Ti ngrohe kasollen, me dy sytë e tu
Se ftohtë është, ah ftohtë është jashtë!

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s