Poezi nga Delo Isufi
VETMI E DYZUAR
E humba atë që doja shumë,
Atë që s’rrija dot pa e parë,
Erdhën prap netët pa gjumë,
Dhe malli erdhi më i marrë.
E ç’nuk u shtuan për një vit,
Moshë e borë përmbi flokë,
Kurrë s’e prisja që një ditë,
Të rrija vetëm siç rri sot.
Te stol’i vjetër në lulishte,
Ku gjethet binin aq shumë,
Sot vijnë si me mëdyshje,
Porsi zogjtë në furtune.
Unë të pres i përmalluar,
Ndoshta ti s’do vish kurrë,
Të pres në vetmi i dyzuar,
Ashtu siç të prisja dikur.
Delo Isufi, 1966, botuar ne librin “Magjia e Syve”