AJO ËSHTË E TËRA NJË KITARË / Poezi nga Skënder Lazaj

SKENDER LAZAJ

Poezi nga Skënder Lazaj

 

 

AJO ËSHTË E TËRA NJË KITARË

 

Kur me mollëzat e gishtrinjëve, prek hiret e Saj
nota të çuditshme , pa ndërpreje suonojnë
i mrekulluar, për një çast frymëmarrjen mbaj
për një çast, dhe rrahjet e zemrës ndalojnë!

Asaj lëkure të butë, të brishtë, trasparente
shihet qartë qarkullimi i gjakut në vena
ndizet një dritë hyjnore, inkandeshente
sapo e prek, sapo e puthë, ndizet s’kena!

Ajo është e tëra një kitarë, me njëzet e dy tela
ndaj notat derdhen kaq bukur, kaq natyrshëm
lundroj në detin e saj, si një anije me vela
dhe shpesh herë vetja, më duket i ndryshëm!

Dhe frigohem, mes melodive rrënqethëse
në të mijtën herë, njëlloj si herën e parë
unë i dorëzohem pa kushte, ajo është dehëse
pas Saj marrohem, Ajo është e tëra kitarë!

 

DITA E SHËNJT VALENTINIT / Tregim nga Angjelina Krasniqi

 

DITA E SHËNJT VALENTINIT

 

Angjelina krasniqi

Tregim nga Angjelina Krasniqi


Në pezullin e dritarës po cicërinin dy zogj të sapozgjuar.Këndshëm, përgjumshëm dhe më sollën në kujtime ditët kur shpirti im rrinte pezull.E çuditshmë se si i shtrirë njeriu shëmbet. Shembet dhe koha po ashtu.Gjithçka shembet me një përplasje dore.
Ashtu e shtrirë në krevat, po luaja me këmbët.Nuk shihja e as dëgjoja gjë.Gjithsesi në mendime.Gjithsesi pse të mendohem?
Po një ditë e madhe është sot!…
Shumë në fakt!…
Po vetëm ca ditë më parë ishim ulur në tavolinen e kuzhines dhe bënim plane se ku do dilnim.Mund të ketë qenë dje …ose para një viti.
Ç’ndryshim ka?

***

Bekimi më hodhi një prej atyre vështrimeve të pashpresa, që donin të thoshin, si do ta kaloj këtë provë.
Përnjëherë fytyra iu çel. Në sytë e tij dukej një hije lumturie.Fillojë të këndojë e pas këngës recitonte fjalë ledhatuese dhe luante me fytyrë dhe duart e mia.Dora i rrëshqiti edhe tek vithet.Në dorë mbante një trendafil të kuq gjersa në tavolinë kishte shtrirë ëmbëlsiren e preferuar nga unë dhe një shishe verë,por dhe një shampanjë.Nuk mungonin as dy gota të lidhura me kordele të kuqe e që ngjanin si dy zambak të bardhë, fjonguar në një buqetë.
Sakaq dera u hap dhe vajza jone Blinera e tëra nën zërin bilbilor pasi na puthi që të dyve tha:
-Mëmë !…Baba!…Dhe unë po dal të festoj Shenjt Valentinin.Dhe bëri hapat serish në drejtim të derës që të dilte.
Lis, i thirri vëllait, po vjen edhe ti?
-Ndal !…Ku shkon Ti? – ngriti zërin babai si në formë pyetje, e që vinte të kuptohej edhe toni urdhërues.
-Po shkoj të festoj dhe unë .Por dhe Ju do keni kohën dhe shtëpinë vetëm për vete.Vajza vuri buzen ne gaz, dhe dy gropeza te bukura si dy liqene te vegjel ju çfaqen ne faqe.Ishte kthyer e tëra ne nje kopesht te lulezuar, si duket dashuria e saj e bente sa ere, sa fllad, sa arome dhe sa ngjyre.Ishte e tera nje pranvere ne bulezim.
-Çfarë do festosh Ti, moj?
-Do festoj Ditën e Dashurisë baba.
-Ti…Ti….Tiiii nuk din akoma çfarë është dashuria që ta festosh !…
Blinera qeshte me zë.Pa hetuar se qeshja e saj acaronte fytyren e babait.
-Bija ime – lëshova zërin tim, do ta festosh edhe ti, sepse sejcili ka diten e tij, dhe të pijë goten e veres sipas deshirave dhe shijeve. Mirë shpirti mamit, unë do doja që Kopshtin ku ka zënë lulëzim Lulja e Shpirtit tënd,ta shikoja dhe ta njihja.
-Për këtë do bisedojmë më vonë mami!
Tha ajo, gjersa lidhte këpucët sportive që i kishte kombinuara me bluzen e saj e si kontrast ishin pantolonat xhinse.
Bekimi i mërdhezur në fytyrë bëri hapin në drejtim të saj.
-Lis, ikim !…Ajo mori për dore vellain më të vogël dhe u fsheh pas deres qe u mbyll, dhe mbylli gjithashtu dhe tregimin që mbetej të lexohej me von per jetën e saj.
Blerimi u rrotullua me fytyrë nga une, që po prisja fjalen e ëmbël të ditës, përgatitjet e të cilës ishin gati sipas shijeve dhe dëshirave të tij.
-Ti i more me qafe këta femije, me qëndrimin tënd.Por dije se kur të trokasë e keqja në porten e shtëpise, do jetë von,dhe atëherë, nuk do kemi më mundësine që ta parandalojmë.
Unë u afrova dhe i vura duart në qafe:
-Bekim, femijet po rriten, ata kanë jetën e tyre, ne nuk e duam jetën e tyre ashtu si kaluam tonën, apo?
-Pse, çfarë të keqe pati jeta jonë, apo të duket pak që të kam zonjë, dhe nuk të munguan kurrë as dhuratat, as paratë!
-Gjithçka ka vëndin e vet, i dashur, edhe keta që porsa dolën janë pasuria jonë më e madhe.Nëse kjo pasuri humbet vleren perpara nesh dhe perpara shoqerisë, atëhere as edukimi jonë, as mirëqënia jonë nuk do kenë vlerë.
-Më je bërë dhe filozofe, u shkreh ai, duke mi hequr me vrull duart nga qafa.Në moment mu duk sikur dikush me rrahu me litar të lagur, ndjeja si më fshikullonte veprimi i tij, pa asnje arsye, dashuria ishte e jona, dhe ajo po tjetersohej nga veprime anësore, dhe të pa justifikushme.Mu duk se dikush në vend të përkëdheljes, mi terhoqi me vrull flokët e krehur me kujdes, dhe fjala e tij e rëndë i ngjante një pëllëmbe të fuqishme që faqen e e lyer me shije, buzen dhe sytë, mi tjetrsoi një erë e egër dimërore në ketë ditë pranverore dashurie.Ai u nis të ikte nga dera, unë i thirra:
-Bekim, ku shkon shpirti im, dhe e tërhoqa nga krahu?
Ai u kthye me vrull dhe shpërtheu:
-Po shkoj të shikoj nga livadhis bija jote!
-Bija nuk është vetëm e imja, është dhe jotja!
-Eshtë edhe e imja, por unë nuk e dua që ta tregojnë njerzit me gisht.
-Përse ta tregojnë me gisht? Bijën tonë do ta tregojnë si shëmbull në qytet, ajo është e bukur, e sjellshme.studente e shkëlqyer dhe vajzë që ka ëndërra dhe dëshira të bukura.
-Bukuria dhe shkolla e saj të kanë mbuluar dhe nuk shikon që bredh!
-Jo, Bekim, vajza del rrallë , ashtu si të gjithë fëmijët e moshës së saj!
-Dije grua, se natën bëhen punët e këqia.Dhe ti me përkrahjen tënde po u hap portën të këqiave.
-Joooo, joo dhe kurrë jo, ata kanë të drejtat e tyre si fëmije, por kupto se dhe janë rritur, dhe dinë ti shikojnë dhe ti masin hapat nga ecin.
-Ata nuk shikojnë asgjë, por më duket se edhe ti qënke qorruar, ose më mirë të them se, ti i ke qorruar!Ai mori rrugën për nga dera.
-Prit i dashuri im, sot është dita jonë, ajo ditë për të cilën ti luftove dhe u përkujdese gjithë ditën që në mbrëmje të bëhej e bukur, qirinjtë priten të ndizen, shampanja të hapet,dhe dashuria të vallzojë mes lumturisë.
Ai u rrotullua si një re cikloni që kishte brenda dhe elekrticitet, dhe forcën marramendese për të shkëputur nga toka bimë edhe gjethe.Dora e tij goditi pa dashje shishen e shampanjës, e cila u perplas dhe u derdh mbi një prizë aty pranë.Dritat u fikën, gjithçka e bukur e ëndërruar dhe përgatitur u bë errësirë.Nuk po shikoja më asgjë.Dëgjova vetëm derën që u përplas, dhe oshëtimën që më thoshte…kjo ishte dita e shënjt Valentinit të shumë pritur për ne!..

Cos’è l’Amore? / Poesie di Monica Stravino

Monica Stravino

Poesie di Monica Stravino

 

 

Cos’è l’Amore?

 

L’amore è…
alchimia dei sensi,
magia,
tenerezza,
pazienza,
volontà,
dedizione,
comunicazione,
comprensione,
dialogo,
rispetto,

dunque, è cosa impossibile?
E’ utopia, sogno, immaginazione,
o possibile realtà?

La risposta è solo tua!

 

Per S. Valentino una poesia sull’Amore:

Dipinto su tela “Foresta” del pittore catalano Antonio Luque Ruiz, interpretazione della Poesia “Cos’è l’Amore di Monica Stravino

Pas njëzet vjetësh / Poezi nga Vaso Papaj

Vaso papaj

Poezi nga Vaso Papaj

 

 

Pas njëzet vjetësh

 

Dhe po s’qesh më, pas njëzet vjetësh,
Do dua prapë të të takoj
E në kuzhinë, (zakon poetësh),
Në sytë e tu thellë të ngulmoj.
S’ka gjë për rrudha, për flokë të thinjur,
Buzëqeshja jote do t’i shkëlqejë
Dhe flladi i agut do t’na ketë nginjur,
Ashtu së bashku kur të na gjejë.

Dhe po s’qesh më, pas njëzet vjetësh,
Do t’dua prapë, si zjarr që mbron,
Të vij në dhomë, si ëngjëll shtretësh,
Të shoh jastekun si ma qafon.
E nëse gjumi të ka zbuluar,
Me frymë të lehtë të të mbulojë.
Gjersa me diell të jesh praruar,
Atëherë me heshtje le t’më largojë.

Dhe po s’qesh më, pas njëzet vjetësh,
Do vij të t’gjej si zonjë mbi zonjë,
Me mbesa e nipër, mes ditësh, netësh,
Të shfletosh vargje shkronjë për shkronjë.
E ndonëse botës dhe pas kaq vjetësh,
Më e madhja vlerë prapë i mungon,
Aty në librat e mi, mes fletësh,
Fle dashuria, që e shpëton.

 

Shkurt 2016