NJË MONUMENT POETIK PËR DASHURINË – Për albumin poetik “100 poetë për dashurinë” përgatitur nga ROLAND LUSHI / Nga VASIL TABAKU

NJË MONUMENT POETIK PËR DASHURINË

Për albumin poetik “100 poetë për dashurinë” përgatitur nga ROLAND LUSHI

 

 

vasil Tabaku

Nga VASIL TABAKU

 

Nën kujdesin dhe punën e mrekullueshme dhe pasionante të botuesit dhe studiuesit Roland LUSHI, shtëpia botuese” ADA” hodhi ne treg librin “100 poetë për dashurinë” Është viti i katërt i këtij albumi poetik që perkon me 14 shkurtin, ditën e të dashuruarve. Një punë mjaft e kujdesëshme dhe shprehëse, e cila i sjell lexuesit perlat e lirikës së dashurisë të shkruara nga poetet bashkëkohorë, natyrisht më të mirët si dhe korifejtë botëror në shekuj si Uliam Shekspir, Aleksander. S. Pushkin, J.V Gëte, Bertold Breht, F.Petrarka, Pol Elyar, Bajron, Sh.Bodler, si dhe Patriarket e Lirikës shqiptare si Migjeni, Dritëro Agolli, Fatos Arapi, Xhevair Spahiu dhe Ismail kadare. E veçanta e këij albumi të realizuar është se Autori I saj Roland LUSHI, ka qëmtuar me mjaft profesionalizëm në krijimtarinë e gjërë të autorëve klasik dhe atyre modern bashkëkohorë duke sjell për lexuesin një shije të lartë elitare për lirikën e dashurisë, poezi me një thellësi ndjenje të jashtëzakonshme plot patos dhe dritë të brendëshme shpirtërore.

 

 

Roland-Lushi

Roland Lushi

Shtëpia Botuese “ADA”

 

Natyrisht, nuk është vetëm çështje shijesh, por edhe kulture, elegance ndejnje dhe perceptimi të thellë poetik. Roland LUSHI, ka shmangur poezitë patetike të dashurisë, me thirrje plot afsh dhe histerizëm, ka shmangur amatorizmin dhe mediokritetin, dhe si i tillë, autori ka sjellë për lexuesin në këtë libër, zërin fin, elegant dhe mjaft të ëmbël poetik të emrave më të spiktaur si Bardhyl Londo, Vasil Dede, Flutura Acka, Koçi Petriti apo Rajmonda Moisiu nga Diaspora në SHBA. Në përzgjedhjet që Roland Lushi ka bërë, vërehet se asnjë nga 100 poezitë nuk përsërit tjetrën, pra është bërë një punë hulumtuese dhe studiuese mjaft e imtë, plot durim dhe që natyrisht kërkon kohën e vet për tu bërë realitet brenda faqeve të një libri antologjik. Çdo autor, pra çdo poet që përfaqësohet në këtë album poetik për dashurinë është një shpërfaqje më vete, është një univers poetik i ri dhe orgjinal, ku dallohet profili poetik, orgjinaliteti dhe magjia e secilit poet…Duke menduar se është libri I 4 antologjik , pra bëhen 400 poet të përzgjedhur me mjaft durim e kujdes nga Roland LUSHI, në 4 vjet , duhet theksuar fakti i mosrënies në përsëritje apo në një lloj klisheje poetike. Këtë Roland Lushi e ka arritur në bazë të punës së tij këmbëngulëse dhe natyrisht njohjes së imtë dhe të detajuar për çdo autor, gjë e cila ka sjellë edhe vecoritë tipike e përkatëse për secilin krijues. Krijues si Irma KURTI apo Pranvera GJONI, Skënder RUSI apo Riza Lahi, janë një kontribut i çmuar në lirikat e dashurisë me prurje tepër të realizuara, të ndjeshme dhe emocionuese e padyshim meritë e veçantë për këta prurje është dhe puna mjaft e kujdesëshme e Roland LUSHIT, që ka ditur të marrë atë çka është e duhur dhe e bukur, e pranueshme dhe e realizuar në opusin krijues të poetëve cilësor.

 

 

12717164_10207152629646797_1559545648525789196_n

Antologjia Poetiek ” 100- poetë për dashurinë”

 

Me këtë rast, dua të theksoj edhe punën e madhe pasionante të Roland LUSHIT, këtij editori të mrekullueshëm dhe botuesi interesant e të vullnetëshëm jo vetëm të qindra autorëve shqiptarë por edhe të botimit të Revistës së mirënjohur “OBELISK”. Është më se e vërtetë, ky njeri me një kurajo të shkëlqyer dhe vullnet të jashtëzakonshëm, ka ndërtuar kështu një perandori të vërtetë botimesh duke e shëndrruar atë në një mundësi për te gjithë krijuesit seriozë në të gjithë Shqipërinë por ëdhë jashtë saj nëpër Europë dhe SHBA. Pikërisht kjo pune e madhe dhe kërkuese e ka shëndrruar tashmë rëvistën unikalë dhe të konsoliduar “OBELISK” në një tribunë të mendimit intelektual eseistik dhe të botimeve të krijimeve të shkrimtarëvë, poetëve dhe gjithë artistëve, një mundësi më tepër botimi dhe vlerësimi… Ai ka ofruar rreth tribunës së vet letrare e botuese emra studuiesish dhe autorësh më në zë të vendit por edhe nga Italia, Greqia, Gjermania, Franca, Anglia apo dhe SHBA. Puna pasionante dhe plotë dashuri e Roland LUSHIT në fushën e botimit, mendoj se është unikale, pse jo dhe një kontribut i çmuar në Letrat Shqipe, pasi e gjithë kjo është një pasuri që do të mbetet në vite. Roland LUSHI i ka shtuar punës së vetë si botues dhe estet edhe ciklin antologjik “100 poetë për dashurinë” një punë serioze me mjaft kurajo dhe pasion, punë e cila duhet thënë për hir të së vërtetës mbetet si një nga punët më të mirë në laminë e botimeve poetike shqiptare.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s