Brunilda Pervathi

 

Brunilda Pervathi

Brunilda Pervathi

 

Brunilda Pervathi, një poeteshë që tashmë ka krijuar identitetin e saj si krijuese stili , vjen  me një cikël poetik nga libri i cili doli nga shtypi para ca ditësh me titull ” Akrepa të thyer”.

 

brunilda Libra

 

Lindur në Kuçovë e tani jeton në Lezhë, ajo pas librit me poezi” A trathtojnë yjet” , surprizon me librin e dytë poetik nga ku  janë përzgjedhur këto poezi .Përveç me krijime letrare, Brunilda mirret edhe me redaktime dhe vlerësime letrare.

 

 

Cikël poetik

 

 

PROLOG…

 

Nuk mund të jem peng i heshtjes së gjatë…

Që çdo copë të zemrës të ma bëjë Hi…

U thefshin të gjithë akrepat e asaj ore të ngratë…

Ato tik-take…le të mbajnë Zi…

 

 

 

RRUGËTIM VARGJESH

 

Do t’i nis vargjet për udhë sonte…

Të ndjekin perëndimin e diellit,

 

në muzgun e artë.

Të dëfrehen si të duan… pa rregulla,

Le të çmenden pa me pyetur…

Le të puthin gjithë këtë natë…

 

Do t’i nis vargjet për udhë sonte…

Të fjalosen me qiellin e dalldisur…

 

larg nga unë…

Le të ngjiten në dritë hëne, a dritë ylli…

Le ta lënë botën të pagjumë…

 

Do t’i nis vargjet sot për udhë…

Sot… do t’i nis

 

për te çdo njeri…

 

 

 

PËRTEJ ËNDRRËS…

 

Merrma trupin, atje në ëndrrën e pangopur..

Ku dielli ta zgjoj me puthjet rreze-butë,

Të këndoje bashkë me këngën e zogjve..

Zbritur si ujëvarë në tëndin trup…

 

Dua të jem më shume se një ëndërr,

Në buzën flakëruar frymën ta ndal,

Le të gjakosen çarçafët nga lotët e malli,

nën  këmishën  zbërthyer sytë t’i lag…

 

I dua mëngjeset të zbardhin përtej ëndrrës…

Me ty përqafuar…

 

 

 

VAJTIM SHPIRTI….

 

M’u lidhën në fyt fjalët, m’u bënë nyje.

Shpirti gulçet rënkueshëm për mallin tënd.

Nuk mjaftojnë lotët… as vajtimet me kuje,

As qerpikët e zhveshur të mbetur pa mend…

 

M’u lidhën lotët në cepin e buzës,

Puthja përplasej zhurmshëm për “harrimin”

Nuk kisha me vargje për t’i thirrur “muzës”

Vetëm malli sillej syve… priste kthimin…

 

M’u lidhen fjalët… lotët… në një fije,

Mbi supe flokët vetëm bënin hije…

 

 

 

TI ZGJOVE MALLIN TIM

 

Ti erdhe, mall i vjetër,

 

Udhëtuar nëpër kilometrat e kohës..

Drithëruar trupash, shikimesh,

puthje munguar…

 

Ti erdhe?… a erdha unë krah mëngjesi..

Ne zbardhëllimin e ditës me aromë margarite.

Nga malli i vjetër edhe qielli qeshi.

Mbi rezet e diellit sytë lëshuan dritë…

 

Erdhe… zgjove mallin e vjetër tek unë…

Ti mallin tënd e mbaje zgjuar, të pagjumë…

 

 

 

KUSH E ZHVESHI VJESHTËN

 

Në breg të lumit e pashë vjeshtën

Tek luante në shelgjet e lakuriqtë,

Rrobat po i zhvishte etshëm

Në rrëketë e shiut i lageshin gjinjtë…

 

Ia shihja sytë vjeshtës,

Vështrimet i puthte mes gjethesh të arta,

Fustani i saj sillej në erë grisur,

Pa turp fërshëllente mes pemëve të larta.

 

Ia pashë buzët e thara vjeshtës,

Mes shkëmbinjve dhe kroit shtrihej fjetur…

Nuk po gjeja asnjë varg për këngë,

Kishin humbur në erën pa drejtim zbehur…

 

Kush e zhveshi vjeshtën?

Vetë e kërkoi…

Mes ngjyrash të purpurta

Qeshte në lojë…

 

 

 

DASHURI MBI VARGJE

 

Në vargje…vetëm nëpër vargje dashurojnë poetët.

Bota e tyre është endacake, pa drejtim.

Ata zbrazin ditët, mbushin netët,

Me copëza dashurie… me shpirt magjik…

 

Në vargje…vetëm në vargje rrinë zgjuar poetet,

Shpesh bëhen mëkatarë pa te keq,

Vullkan me ngjyra zjarri shpërthejnë…

Ulen në shpirtrat e atyre që veten e quajnë “dreq”

 

Në vargje dashurojnë poetët…

aty… ku askush nuk i kupton,

Ndonjëherë….as ata vetveten…

 

 

 

SHKO BASHKË ME IKJEN TENDE !…

 

Ik, bashkë me orët e tua… ashtu si dje!

Atje ku minutat derdhnin epshin mbi akrepa,

Në sekondat që klithnin… Mos ik, mos ik!…

Ato orë që unë kurrë nuk i preka…

 

Ik, bashkë me ditët e tua… netëve humbur!

Atje ku zgjimit i mungonte gjumi…

Ne dhoma, ku puthjet digjnin çarçafët…

Në buzët ku shkumëzonte erë parfumi…

 

Ik, bashkë me hapat e tua… në udhëkryq mbetur!

Atje, ku mbi tavolina dehej shpirti,

Të pangopur nga orët e ditëve larguar,

Larë sysh me lotë rënkimi…

 

Ik, bashkë me orët… ditët… hapat e tu!

Nuk dua ta pres kthimin…

 

Në çdo tik-tak të tij, le të fshihet lëndimi…

 

 

 

A DO DASHUROJNË EDHE NESËR DASHURITË?…

 

Sa pak… të duash vetëm për një ditë!…

Të zgjohesh me dëshirën e një dite të pritur…

Vallë… nesër a do dashurojnë dashuritë?

Apo do mbeten duke numëruar çastet?…

 

Sa pak… të duash vetëm me orë… minuta,

Në sekondat që shkojnë të numërohen puthjet!

Vallë… nesër a do dashurojnë dashuritë…

Apo do mbeten… mes pritjes – lutjes?…

 

Sa pak të duash vetëm për një ditë…

Ku minutat rënkojnë mbi puthjet puthur trembur!…

 

 

 

PËRJETËSISHT

 

Do ta dua përjetësisht detin tënd,

Valëzuar tërbuar, ashtu si je…

Brenda meje ajo kaltërsi ka zëne vend,

E trazon qenien time edhe kur ti s’je.

 

Do ta dua përjetësisht bregun tënd,

Përplasur mbi të miat hire gjithë mllef,

Ulëritur thellimi… jo s’më tremb,

Buzagazi yt më jep jetë…

 

 

 

DËSHIRË E FSHEHUR

 

Duke ardhur vjedhurazi në shtratin tënd…

Kalëruar ëndrrash orëve të gjata…

Më prit aty, ku çmenduritë bëjnë vend,

Djersitur trupash… pa frymë mbetur nata…

 

Duke ardhur majë gishtash në ëndrrat e tua,

Dalldisur pasionesh, mbi qerpikë qëndruar,

Nuk di a të pëlqen?… a më pëlqen vetëm mua…

Të zgjoj me puthjen time… në shtratin vetmuar…

 

Duke ardhur vjedhurazi… të putha… ëndrrash,

Ika në majë gishtash… pa parë zgjimin tënd…

 

 

 

MOS MË PYET…

 

Mos më pyet në cilin qiell kam dërguar zemrën…

Mbretëruar me kurore dafine erëmirë…

Me dritë ylli prekur mëngjeset…

Puthur në zjarrmin e diejve…pa perëndim…

Mos më pyet në cilën natë harrova ëndrrat,

Bashkë me hënën vallëzonin pa drejtim…

Zbukuruar me ylber ngjyrash lozonjare.

Me frymën lagur, pritur të bukurin agim…

 

Mos më pyet… asgjë mos më pyet…

Në tjetër qiell preka botën….

Flaka botën time… bosh…

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s