SONET NR. 66 – William SHAKESPEARE / Përktheu në shqip : Maks Rakipaj

SONET NR. 66

 

William SHAKESPEARE

 

Paqen e vdekjes kërkoj, kur shoh se ç’ngjan,
Kur shoh Meritën që rron si një lypsar,
Hiçin pa vlerë veshur, pispillosur,
Besën e pastër padrejtsisht njollosur,

Nderin e ndritur poshtërsisht të shqyer,
Shoh Virtutin si e kanë shkërdhyer,
Si katandisën dhe Përsosmërinë,
Dhe vullnetdobtit si mposhtën Fuqinë,

Arti kokulur i bindet pushtetit,
Marrëzia mjek, na ruan shëndetin,
Kur shoh dhe Të Vërtetën qysh e tallin,
Ja dhe E Mira, që i shërben djallit:

Larg dua të shkoj, kurrë mos u kthefsha,
E dashura mbetet vetëm, në vdeksha.

 

 

Maks Rakipaj

Përktheu në shqip : Maks Rakipaj