NËNË – KUPTIMI I JETËS SIME / Nga Ramije Ajdini

NËNË – KUPTIMI I JETËS SIME

 

 

ramije Ajdini

Nga Ramije Ajdini

 

Nëna është pjesë e pazëvendësueshme, engjëllushë e kuptimit në trupin e njeriut. Ajo, me një buzëqeshje të bukur, përballet me të atin e rreptë. Nëna është jetë! Ashtu sikur një pemë e madhe, ku mund të pushojnë të gjithë njësoj. Unë të dua shumë të lumtur dhe dua te ju të këtë ditë të bukura… Faleminderit nënë për mënyrën e jetës në të cilën më mësove mua! Faleminderit për dorën që më përkunde në djep; që më rrite, më mësove, më ledhatove, oooj dorë e butë e nënës sime. Faleminderit për netët pa gjumë, në të cilat përjetove dhembjet për mua! Faleminderit për çdo gjë nëna ime; edhe për kohën që ka qenë edhe për këtë që vjen… Ti je pjesë imja e pazëvendësueshme – engjëllushë kuptimi në trupin tim.

Je një luftëtare e pamposhtur përballë problemeve, të cilat i kapërcen me guxim dhe ndërton gëzim. Edhe në raste urgjente, nëna të mbron me përqafimin e ngrohtë. Është një zonjë simpatike, e madhe si bjeshka, e dashur dhe e pasur, që nuk peshohesh me milionë florinj. Nënë, faleminderit, që jam një zogë dhe vij fluturim në qerpikun tënd të fshij lotin, nëse ndonjëherë të tradhton syri… Çdo buzëqeshje tënden, zemrën ma ka ngrohur. Është dhuratë juaja që ndjehem me shumë mirësi! Asgjë më shumë për mua, nuk është më e nevojshme se kjo. Për dashurinë tuaj kam marrë frymëzim nga të kuptuarit e jetës me shije dhe formë… Nëna e emërimit tim, është gjithmonë aktive në çdo bisedë. Zemra merr frymë si aroma e trëndafilit, ku brenda ka bukurinë e dashurisë. Vetëm Ti e di, se çfarë është një prej nesh… Tani nuk dua t’i shoh rrudhat! Unë jam mirënjohëse, që jam drita e jetës dhe e kuptimit tuaj, e cila përherë do të jetë një qiri në rrugëtimin tim të mëtejshëm… Nënë, mos harro, unë të dua në mënyrën më të mirë që di dhe që mund! Të dua kuptimi i jetës sime!…

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s