Poezi nga Ollga Selmani

 Ollga Selmani

Poezi nga Ollga Selmani

 

 

Vetëm shira

 

Hapësirat, s’ gjejnë derman.

Hap e mbyll, moti ndër shira.

Larg vijnë që nga larg,

shira, vetëm, shira.

 

Pak pushojnë, rrinë pak ,

pak sa ju vjen fryma.

Larg vijnë, që nga larg,

shira, vetëm, shira.

 

 

Sikur nuk i sheh njeri

 

Largësitë e qiellit, pikojnë në heshje,

si pikon nën vete një zemër e lënduar.

Vetëm me gri janë veshur qiejtë.

Kjo pranverë hyri, pak e trishtuar.

 

Kushedi, largësitë, për çfarë mallohen,

si jemi malluar edhe ne të dy

dhe qajnë heshtur, krejtë pa u ndier,

sikur…., nuk i sheh njeri.

 

 

 

Lugina e pelikanëve

 

Kjo luginë vetëmish, si tokë e harruar.

Në qetësi marramëndëse, jetohet këtej.

Vetëm, ndonjë turisti të lodhur kryeqytetesh,

mund ti duket, kjo luginë, tjetër planet.

 

Kur kalon në këtë parajsë tokësore,

kujton si ishte bota një herë,

atëherë, kur djalli nuk ishte shpikur

dhe as që bëhej fjalë të ishte midis nesh.

 

Në ujërat e këtushëme jetojnë pelikanë të çuditëshëm,

ata që quhen, pelikanë kaçurelë

dhe çudia e tyre qëndron në faktin,

e ekzistencës së tyre në qetësi ekstrem.

 

Kur shkohet për vizitë këtyre anëve,

të duhet të flasësh, fare me vete,

të mos trasmentohen vibracionet e fjalëve,

të cilat u çakordojnë, pelikanëve, jetën.

 

 

 

Jetojnë

 

Në ecjen tonë ka diçka të magjishme,

që vjen nga ligjësi të fshehta mbi glob.

Nuk qan njeriu i mënçur prej vogëlsirash,

nga mbrapashpinat e hiçit ,ashtu kot.

 

Në madhështoren tonë të vërtetë,

ka ura të ndërtuara me dritë shpirti,

të cilat jetojnë mbi të gjitha vorbullat,

të krijuara ,enkas për ti prishur.

 

 

 

Të tëra

 

Hapësirat tona janë ata qiej atje,

ku nuk zotërojnë gënjeshtërat e pista,

ku kthjelltësia, buron andej,

me zanafillë, nga perëndia.

 

Prandaj, i kemi brëndësitë,

të buta edhe të mëndafshta,

se janë endur me copa qiejsh,

të tëra si indi dhe maja.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s