IMAZH / Poezi nga Seti Vladi

 

Seti vladi

Poezi nga Seti Vladi

 

 

IMAZH

 

Në ballin e zi e të vrenjtur të natës
përplaset sfida e zjarrtë e dritës ,
një vetëtimë e shtyn deri larg errësirën
dhe ikën ,
përcjellë nga klithma e reve që derdhen.

E ulur në sediljen e ngrohtë ,
hap librin dhe vargje lexoj…
Ishin vargje të lagura me lot ndarje.

Shiu që nisi të binte me rrëmbim ,
më kujton siluetën e hollë të dashurisë së saj,
e lagur prej shirave të dimrit ,
pa ylbere shprese ,
ikur si re në udhën pa kthim.

I mbeti imazhi
si pendët e një zogu të bukur që iku…
Mallin s’e preku ,
harrimin ndjente.

Avioni tundet ngadalë ,
shkund plogështinë e rrotave të vogla
dhe niset në fushëhënën e përlotur…
Buzët e mëngjesit
me buzët e horizontit nisën të puthen…

 

@Seti Vladi, 10 mars 2016

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s