“Valsi i metaforave”, poezi, Riza Cato, Tiranë 2015, botimet Kumi. / Nga : Artesa Osmanaj- Mavraj

 

“Valsi i metaforave”, poezi, Riza Cato, Tiranë 2015, botimet Kumi.

 

 

Artesa osmanaj

Nga : Artesa Osmanaj- Mavraj

 

Vepra poetike “Valsi i metaforave “ është vepër voluminoze me poezi sublime, të ëmbla që grish lexuesin, dhe leximi i tyre e bën të ndihet mirë çdo moshë. Cato është ndër lirikët më të mirë ku lexuesi, duke lexuar poezitë e tij ndien në brendësi çdo fjalë- perlë. Vepra më e re e tij “ Valsi I metaforave” ka gjithsej 226 poezi, ku secila nga ato qëndron si kala në vete. Në të ndjehet aroma e luleve, përjetohen dridhjet e para të zemrës për më të dashurën, kujtohet me nostalgji fëmijëria, çmohet poezia në përgjithësi, janë poezi të mbushura me ngjyrat e jetës, me një shpirt të butë lirik. Autori në poezi peizazhon çdo çast jete, duke ardhur edhe deri te takimet mes poetëve, siç janë ato në Gjilan me 21 qershor 2014. Poezitë e tij janë ndërtuar me vargje 4 strofëshe, 3 strofëshe, ka nga ato dhe me dy vargje, dhe disa strofëshe. Eshtë një nga poetët që di të gdhendë erotizmin në poezi, t’i thyen tabutë. E shkrin të tërën i jap gjak, sy, vesh vargjeve të tij që nga fëmijëria deri te poezia e fundit “U plaka nuse”. Të gjitha poezitë mund te shijohen si një nektar lirik i çdo luleje të nxjerrë nga kopshti shpirt.

 

Riza çato

Riza Çato

 

Autori në veprën “Valsi i metaforave ” përveç poezive të ëmbla lirike, erotike, të çiltra, disa humoristike ka edhe poezi përkushtuese siç është ajo “E kam për nder” kushtuar piktorit të talentuar Bujar Zela, poezia “Kush tha” kushtuar dëshmores Antigona Fazliut, “Në vend të ngushëllimit” kushtuar poetit Riza Luhi, “Nuk besoj në vdekjen tënde” kushtuar Vaçe Zelës, “Kujtoj atin tim” poezi për babanë, etj. Autori është munduar nëpërmjet magjisë së fjalës dhe komunikimit lirik herë real, herë imagjinativ të ngreh në piedestal veprën e atyre që në fusha të ndryshme dhanë diçka për atdheun. Ai në poezitë e tij gdhend hijshëm figurën e femrës qofte si mike, çoftë si e dashur, çoftë duke e personifikuar me gjëra të mira dhe të ëmbël, e mvesh atë me më të hijshmen fjalë. Perlë e vërtetë e librit e punuar me një seriozitet është poezia “Qëndro me mua”. Dashuria ndjenja fisnike dhe e ëmbël e njeriut endet nëpër poezitë e tij, duke bërë çdo kund vend si një zonjë e rëndë. Edhe për muzën e tij shkruan poeti, për atë që është strumbullari i krijimeve. Ajo që të shtynë të mendosh janë titujt yje që i ka vendosur poeti në poezitë e vockla katërvargëshe. Më duken se disa nga këto poezi kanë përmbajtje filozofike. Vlera të mëdha poetike e përshkojnë fund e krye këtë vepër. Fjalët e poezive të këtij libri sikur të rrëshqasin nëpër lëkurë, në raste, raste identifikohesh me to, të drithërojnë, të pulsojnë, të dehin tejmase dhe ndjen çdo kund aromë blerimi dhe behari.

 

 

11265288_1401445000181333_9052663792146156680_n

Valsi i metaforave

 

Nga shpirti poetik i heroit lirik Cato shpërfaqet çdoherë optimizmi dhe besimi. E veçantë është poezia “Po ua them” :

“Po ua them dhe këto fjalë

Kush beson shpreson tek Zoti,

Jeto jetën sa je gjallë,

Dhe mos u tremb kurrë nga loti”.

Në vargjet poetike të poetit Cato notojnë mendime të thella, ndjenja të pastra, sublime, që kanë magjinë më të fortë të shkrimit. Në disa nga to, sikur na tërheq vërejtjen, na sugjeron për një rilexim, sikur e kupton ikjen bio-poetike apo ikjen e dhuratës së quajtur fëmijëri. Cato nuk i ik figurave që janë personazhe të historisë dhe lavdisë së fundit. Në mesin e disa poetëve që shkruan për heroinën kosovare Antigona Fazliun, është edhe Rizai, i cili i kushton asaj poezinë “Kush tha”. Poeti nëpërmjet vargjeve katërstrofëshe shquan vlerat e saj si sokoleshë, dhe nuk pranon ikjen e saj fizike, dhe vargjet dalin nga shpirti…

“Kush tha ka vdekur Antigona?

Vërtetë gabon e gabon rëndë.

Nuk vdesin të tilla Zonja

Atyre u thuren veç këngë”

Poezitë e Catos janë të përshkruara me rimë melodike AB, AB, që kënaq veshin e lexuesit. “Miqësia dhe jeta “ është vjershë e bukur e cila sa mban pak pjesë të realitetit aq edhe kombinohet me një mesazh dhe meditacion filozofik;

“Ja kështu mbyllet dhe jeta

S’duhet menduar që s’do vdesim

më duhen dy a tre veta,

të presim vetëm të presim” 23

Autori ka përdorur një gjuhë të pasur me figura stilistike të ndryshme të cilat i sjellin poezisë freski, melodi ashtu siç cicërojnë zogjtë në mal. Në vepër ka edhe poezi prekëse, ndijesore, që autori u kushton miqve siç është ajo për Fatos Kullën. Duket se një realitet autori e ka zhvendosur në poezi duke e brumosur me ndjenja, emocione të forta. Mesazhi i gjithë këtyre qëndron në atë se miqtë e mirë nuk ikën kurrë, vepra dhe fjala e tyre na përcjellë gjithmonë. Titulli “Valsi I metaforave” është një gjetje e vërtetë e autorit që përkon më së shumti me poezitë, të cilat sigurisht që janë vals metaforash, vals jete, vals i nektarit poetik të gjetura nga thellësia e shpirtit dhe që rrezatojnë deri te lexuesi. Autori është mjeshtër i vargut metaforik, i manifestimit të emocionit dhe ndjenjës së rrallë. Natyra piktoreske, vendlindja, shoku, gruaja, pleqëria, heroi, dashuria, muza(frymëzimi), vajzat malëshovite, janë këto, penjtë e ndritur me të cilat autori thur kombinueshëm të pasurën vepër “Valsi i metaforave”. Me një mjeshtri poetike kap kujtimet auto-biografike, të vendlindjes, të miqve, pra krijon një mozaik ngjyrash jete. Melodia ritmike shpeshherë dridh ndjenjat me fisnike që shpërfaq poeti.

Libri mbyllet me poezinë metaforike që i ngjet realitetit “U plaka nuse”. Kjo poezi nëntëstrofëshe, me rimë AB, AB, është një drejtim që poeti në mënyrë metaforike i bën nuses së vetë tashmë dhe ajo e plakur. Pavarësisht gjithave dashuria dhe gruaja për poetin s’u plakën asnjëherë, ajo gjithmonë qëndron e re dhe me zemër plot, qëndron si një lokomotivë që tërheq vagonët e harmonisë dhe lumturisë. Vepra “Valsi i metaforave” e përvetëson lexuesin me nektarin poetik dhe gjetjen e vërtetë.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s