Grimca lirike nga Fatbardha Xhani Myslimaj

 

Fatbardha Xhani myslimaj

Grimca lirike nga Fatbardha Xhani Myslimaj

 

 

TË DUA TY…

 

Dhe pse ka shumë

unë shoh një qiell

Dhe pse kam krahë

nuk fluturoj.

 

Se s’ kam ku shkoj

Se s’ kam ku shkoj…

 

Si mbi petal

ulet një flutur

Në gjoksin tënd

do strukem bukur

 

Gjersa të rroj…

Gjersa të rroj…

 

Mjafton një qiell

për fluturim

Mjafton një gjoks

për të marrë frymë

 

Për të parë botën

mjaftojnë dy sy

Të dua TY!

Të dua TY!

 

 

 

***

 

Më mbyt me mall

më bëj të bukur

të ngrysem larvë

të gdhihem flutur…

 

 

 

***

 

Ti thjeshtë kokën ule

Flokët për të puthur

Unë thjeshtë aromë lule

Ti thjeshtë prekje flutur.

 

 

 

BIRDS

 

Më pëlqen të iki për pak

të duket sikur më humb

të dridhesh si një trumcak

të më ndjekësh si pëllumb…

 

 

 

***

 

Aromat e luleve do ti ruaj përmbi flokë

Petalet e njoma një nga një do ti këpus

Sepse ajo që ti më jep nuk është e kotë

Është vete jeta, të cilen krejt pa turp lus.

 

 

 

***

 

Ti më do

zemra thërrime

gjithë bota

në dorën time…

 

 

 

PRAPË

 

Pikoi luleftoi

Mbi buzën e tharë

Ngrinë yjet

S ‘ish hera e parë.

 

 

 

VOSKOPOJË

 

Mëngjesi i larë me hënë e vesë

Për ty, tërë natën u zbukurua

Që të vijë dridhshëm ky mëngjes

E unë sërish të të them “ të dua”…

 

 

 

***

 

Ti je rruga ime e humbur më tha

nuk të lë dot për shtigje pa një fund

nuk kthehem dot pas në humnerat e mia

nuk mundem të të lë të ikësh, të të humb!

 

Sikur të më vinin gjithë botën para syve

ty do të të zgjidhja me gjithe zemër sërish

në këtë jetë që thjeshtë të dhuroi ty tek mua

në këtë qiell që më thërret drejtë pafundësish…

 

 

 

DIMËRORE…

 

Nga më erdhi ky trishtim

Kjo dalldisje dimërore

Gjetherënë ky drithërim

Nga një thirrje dashurore…

 

Pyes veten dhe s’ kuptoj

Nëse jam ajo tek ti

Deri sa nga vetja shkoj

Ku kam shkuar nuk e di…

 

Veç nga drita që më ndriçon

Veç nga mbrëmja plot magji

I them vetes kot kërkon

Gjithçka imja është tek TI!

 

 

Sy të shqyer / Nga : Fatbardha Sulaj

 

Sy të shqyer

 

 

Fatbardha sulaj

Nga : Fatbardha Sulaj

 

 

…Hyri pa pritur me një ego të çalë brenda vehtes, ose me një mendje pa mendje që gjason me një valixhe boshe.Po me një “valixhe” të vjetëruar ende pa kaluar koha.

Sa keq,  ishte zhgënjimi i një brezi që duhej të shihte larg shumë larg, që duhej të kapercente limitet, rrethet vicioze, vizionet  pasiguritë pa menduar asgjë,për një New Life. Por jo nuk kish ndodhur ky evolucion.

Asgjë nuk kishte ndodhur, vetëm e ecura nëpermjet një suporti të padukshem.

Sytë e stërmëdhenjë gati në të shqyer të jepnin ndjesinë që kish nevojë të shikonte, kishte nevojë të perpinte cdo gjë për sprapthi pasi e mbara qe ndalur në kthinat e mendjes sapo ishte endur në një rrugë kalimtarësh.

Sy të stërmëdhenjë,  e pastaj, nuk është koha e detajit, mendoj që është koha e zhurmës pa shkak, për atribute, kohë për t’u targetuar.

“Kohë për t’u zhveshur”

Asnjë dyshim sytë janë të zhveshur madje përtej lakuriqësisë ata dalin e pështjellohen në delire trupash të veshur, në mendje që ecin me euforine e një “show street”.

E di që do të shqetësojnë sytë e stërmedhenjë.

Sy të etur por që e shuajnë etjen vetem me kapacitetin e mendimit të tyre, asgjë me shumë, këta lloj sysh thyhen nga e vërteta dhe fshihen nga përballja.

Mos lejoni të depërtoheni nga sy të shqyer, që përmes jush duan të jenë te suksesshëm.

Madje vëzhgojini teksa largohen prej jush, sigurisht sytë e shqyer.