Grimca lirike nga Fatbardha Xhani Myslimaj

 

Fatbardha Xhani myslimaj

Grimca lirike nga Fatbardha Xhani Myslimaj

 

 

TË DUA TY…

 

Dhe pse ka shumë

unë shoh një qiell

Dhe pse kam krahë

nuk fluturoj.

 

Se s’ kam ku shkoj

Se s’ kam ku shkoj…

 

Si mbi petal

ulet një flutur

Në gjoksin tënd

do strukem bukur

 

Gjersa të rroj…

Gjersa të rroj…

 

Mjafton një qiell

për fluturim

Mjafton një gjoks

për të marrë frymë

 

Për të parë botën

mjaftojnë dy sy

Të dua TY!

Të dua TY!

 

 

 

***

 

Më mbyt me mall

më bëj të bukur

të ngrysem larvë

të gdhihem flutur…

 

 

 

***

 

Ti thjeshtë kokën ule

Flokët për të puthur

Unë thjeshtë aromë lule

Ti thjeshtë prekje flutur.

 

 

 

BIRDS

 

Më pëlqen të iki për pak

të duket sikur më humb

të dridhesh si një trumcak

të më ndjekësh si pëllumb…

 

 

 

***

 

Aromat e luleve do ti ruaj përmbi flokë

Petalet e njoma një nga një do ti këpus

Sepse ajo që ti më jep nuk është e kotë

Është vete jeta, të cilen krejt pa turp lus.

 

 

 

***

 

Ti më do

zemra thërrime

gjithë bota

në dorën time…

 

 

 

PRAPË

 

Pikoi luleftoi

Mbi buzën e tharë

Ngrinë yjet

S ‘ish hera e parë.

 

 

 

VOSKOPOJË

 

Mëngjesi i larë me hënë e vesë

Për ty, tërë natën u zbukurua

Që të vijë dridhshëm ky mëngjes

E unë sërish të të them “ të dua”…

 

 

 

***

 

Ti je rruga ime e humbur më tha

nuk të lë dot për shtigje pa një fund

nuk kthehem dot pas në humnerat e mia

nuk mundem të të lë të ikësh, të të humb!

 

Sikur të më vinin gjithë botën para syve

ty do të të zgjidhja me gjithe zemër sërish

në këtë jetë që thjeshtë të dhuroi ty tek mua

në këtë qiell që më thërret drejtë pafundësish…

 

 

 

DIMËRORE…

 

Nga më erdhi ky trishtim

Kjo dalldisje dimërore

Gjetherënë ky drithërim

Nga një thirrje dashurore…

 

Pyes veten dhe s’ kuptoj

Nëse jam ajo tek ti

Deri sa nga vetja shkoj

Ku kam shkuar nuk e di…

 

Veç nga drita që më ndriçon

Veç nga mbrëmja plot magji

I them vetes kot kërkon

Gjithçka imja është tek TI!

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s