Padronë të asgjëje.!!! / Poezi nga Mimoza Leskaj

 

Mimoza Leskaj

Poezi nga Mimoza Leskaj

 

 

Padronë të asgjëje.!!!

 

Botës i mburremi, kur kemi para

koha bëhet barazi e vetes

sikur aty të ketë mbetur, gjithçka

dhe bhet sinonim i së “vërtetës”.

 

E “vërtetë” e shtirur me shumë zhurmë

harrojmè kush jemi ,dhe nga do vemi

e derdhim paranë lumë,

gjoja për “të mirën ” e këtij vendi.

 

Shpërfytyrojmë vetveten gjer në dalldisje

sikur tërë botèn me dorë kemi prekur

harrojmë gjithçka, madje dhe stinët

që ikin e vijnë me zë të mekur.

 

Bëhemi padronë, e padronë s’ jemi

se jeta ka çastet dhe ikjet e veta

një ditë në fundin e rrugës do vemi

aty padronllëku nuk ka më vlera.

 

Jemi padronë të asgjëje në këtë botë

ku për paqe flitet e paqe nuk ka

e tërë jeta përfshihet në një rrotë

që pasi ka ecur, më në fund ndal.!!!

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s