Poezi nga Jokida Mati / Shkëputur nga vëllimi i dytë poetik “Mister Ndjenjash”

12806253_10206029209076927_4899504579608679059_n

Poezi nga Jokida Mati

 

Shkëputur nga vëllimi i dytë poetik  “Mister Ndjenjash”

 

 

Tek vendi ynë të pres çdo ditë

 

Brenga grryen shpirtin nga pritja e gjatë,
Në valët e detit të pres ditë dhe natë,
Lotët bashkoj me ujët e kripur…
Malli është bërë natë duke pritur…

Një puthje nga larg e pres me padurim..
Një lule bliri dhuratë për shpirtin tim…
Një puthje nga larg e pres me mall…
Për ty shpirti im, malli më ka marrë…

Në molin pranë detit ulur rri të pres…
Një letër, një puthje të shuhet ky stres…
Malli grryen si erozion shpirtin tim..
Pranë bregut të detit pres me padurim..

Kujtimet numëroj nga dita e ndarjes,
Të shkruar në shpirt nga malli që s’ndalet,
Zërin tënd kam pështjellë thellë në zemër…
Më puth në ëndërr që shpirti të ringjallet…

Mbi shkëmb jam ulur me shikim nga deti.
Po grryhet nga valët zemra e pafat
Kur të kthehesh te vëndi i takimit tonë…
Do të gjesh buzën të tharë nga pritja e gjatë.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s