Shkëlqimi dhe mjerimi i Gjeniut – Vëzhgim letrar dhe interpretime të veprave të Migjenit! ( Vijim i pjesës I ) / Nga ( Hamdi ) Erjon Muça

 

migjeni

Shkëlqimi dhe mjerimi i Gjeniut

 

Vëzhgim letrar dhe interpretime të veprave të Migjenit!

 

Vijim i pjesës I

 

 

Erjon Muça

Nga ( Hamdi )  Erjon  Muça

 


Me Migjenin nuk mund të sillemi si me të tjerë autorë, pasi ai nuk rrëfen histori, mgjithëse në pamje të parë ashtu duket. Ai përpilon akt-akuza thellësisht filozofike dhe të sofistikuara: me gjuhën e thelbit njerëzorë. Ajo çka duket është iluzive, mashtruese, jo se Migjeni mundohet të na mashtrojë, por vetë thelbi ynë njerëzor është mbarrsur nën përkëdheljet e mashtrimit.
Tek tregimi ” Historia e Njënës nga ato..”, kemi në qendër gruan, Luken dhe duke parë jetën e sajë të keqpërdorur, me një përfundim makabër, sipërfasia jonë na shtyn të emërtojmë si viktimë: viktimë e shoqërisë njerëzore. E pra Lukja nuk është viktimia, por akt-akuza, por edhe pasqyra e thelbit njerëzor . Aktakuza për shoqërinë e kalbur njerëzore, e si të gjithë aktakuzat përfundon, Migjeni e quan çmendinë, në dosje të mbyllura në arkiva e harruar nga të gjithë. Vetëm dënimi mbahet mend pasi ai jeton në mendjen e të dënuarit. Aktakuza harrohet nëse dënimi është i drejtë por edhe nëse është i padrejtë.
Po i akuzuari kush është!
E akuzuar është shoqëria njerëzore, e hutuar nga dilemat e shumta, mashtruese e mashtruar. Kurse dënimin e merr mjerani, burri i Lukes, Parantezë e thelbit materialist njerëzor, ai që ne themi se shkatërron shpirtin, duke harruar se nëse ekziston, shpirti i bindet verbërisht thelbit rreth të cilit rrotullohet. Të dënuarit e tjerë, sepse akt-akuza e tregimit “Historia e Njënës nga ato…” nuk ka vetëm një të dënuar, janë ata djemët e ri, të cilëve Lukja ju thotë: “Shko se ashtë bamë vonë… Tash asht me t’ardhë yt atë.” Ata djem janë të dënuar të kuptojnë se janë pjella të një qenie dy këmbëshe. Rriten në autoritetin puritan të kodoshëve baballarë. Do rriten dhe si baballarët e tyre do sillen. Qenia njerëzore, të përshpirtshme nuk quan atë që me të vërtetë është e pastër, nëse ekziston, fund e krye, por atë që duket e pastër nga jashtë. Nuk ka rëndësi se çfarë ndodh në realitet, vetëm nderi, për sy të botës të jetë i pastër. E pra ata të dukshimt shfrytëzues nuk janë gjë tjetër veçse viktimat e paftyrësisë njerëzore. Viktimat e asaj Zgjedhjes që bëri njeriu: “Derr me fytyrë Sokrati”. Edhe si thotë në fund gjeniu ynë: “Qashtu njeriu ia lujti lojën… kujt?… Vetes! vetes!- Bërtet morali prej mërgimi.”
Tek tregimi shumë i përdorur “Luli i vocërr”, janë marrë të gjithë me mjerimin e Lulit, ose gati të gjithë dhe mendoj se pak kush e ka kuptuar thelbin e tregimit. Luli i vogël nuk është fatkeqi i historisë të cilën paraqet. Fatkeqi i historisë është mësuesi, dituria, e cila është e pafuqishme të shembë mentalitetin mjeran të qenies njerëzore. Luli i vocës si simbol i një populli të vogël, të varfër që e sheh se si bota ecën përpara e llustruar duke bashkëvepruar me të njëjtët, dhe ai populli i vogël, i yshtuar nga mentaliteti i vet, të cilin nuk don ta ndryshojë, ulet në një cep dhe shef punën e vet. Ashtu i thotë edhe mësuesi, sinonim i diturisë së pafuqishme përballë kësajë plage që nuk ka dëshirë të shërohet: More Lul! Shumë herët ke fillue me shikue punën tande…
Mentalitetin e vjetërsuar që ndejk me “vrap” modernizmin…
Tek Tregimi “Studenti në shtëpi”, nuk është Agia, gruaja tradhëtare; ajo është e tradhëtuara. E tradhëtuar nga thelbi njerëzor, për të cilin e vlefshme është vetëm ajo që ka lidhje me materialen, fiziken. Dashuria, lumturia, gëzimi, janë ndjenja aq dytësore sa nuk ja vlen të merren në konsideratë: kur ke paranë, medoemos do gjesh dhe lumturinë, besimin edhe lumninë.
Pasi po ta shohim më hollë, besimtarët i falen perëndisë me shpirtë. Por Për çfarë i luten? I luten për shëndet për trupin e mishtë , fat në jetën trupore tokësore. Kurse po të lexosh librat liturgjik sheh se akti i lutjes duhet të jetë diçka tjetër, e cila nuk ka lidhje fare me bukën e përditëshme apo shëndetin. Lutja është shpirtëtore ku besimtari i lutet perëndisë që ta ndihmojë për gjetjen e rrugës së besimit të luhatur, që t’ia forcojë besimin në momente më të errëta. Vetëm një pakicë e besimtarëve luten në këtë mënyrë, dhe shumica e ksajë pakice e bëjnë këtë vetëm për spektakël sa për sy e faqe. Ajo pjesa e dërrmuese që mbush me para arkat e teqeve, kishave dhe Xhamijave, besojnë por nuk dinë se si duhet të besojnë: besojnë me interes. librat e shejntë shkruajnë se në momentet më të errëta besimi duhet të jetë edhe më i forrtë. Kurse njeriut besimi i duhte sa për të gjetur një bamirës apo fajtor hipotetik, pasi përllogaritjet shkencore, megjithëse të japin në shpjegim shumë më të detajuar, për evolimin kulutural në të cilin ndodhemi, janë tepër të lodhshme për mendjen njerëzore.
Burri i Ages éshtë ai paljaçoja, që duhet të qeshe edhe pse me shpirtë ndër dhambë. Na duhet ai palaçoja pasi ne kemi nevojë të qeshim. Të qajmë, pasi ai i shkretë herë- herë na bën edhe të qajmë. Kemi nevojë të rrevoltohemi dhe ta gjykojmë, për naivitetin me të cilin përballon fatkeqësitë e një pas njëshme.
Pjesa më e dhimbshme në këtë tregim, për mua është dialogu burrë e grua, (Prindërit e Ages) kur Nushi i thotë se të motrën e kish gjetur disi të hutuar, të topitur. Dhe babai i Ages shprehet fjalë për fjalë kështu:
– Ai gomar, burr i sajë, A pret të shkoj ti them unë që ta heqi at’shërbëtor?!
– Po nuk mundet me shikue punën pa te. Ti e din edhe vetë se sa i shkathët asht Luli,- iu përgjigj e shoqia me za ma të letë e me bisht të synit shikoi nga i biri, Nushi.
– Nobarem mos ta dërgojë ditën në shtëpi prej pazarit, kur asht Agia vetëm.
– Kur atij, burrit të saj, s’i vjen keq, çka po ke ti?
– Ti, si shifet, si ke mend në kry! A s’po ndëgjon se çka po flet bota?- Tha baba tue çue zanin dhe shikoi nga Nushi.
Kjo është sentenca që argumenton dënimin e kërkuar nga akt-akuza. Askuj nuk i intersonte jeta e Ages, një qenie njerëzore, me të gjitha dhuntitë dhe defekte, dëshirat dhe ndjesitë. Askuj, as prindërve që sipas fjalës duhet të duan më të mirën për fëmijët e vet. Ajo çfarë ka më rëndësi janë gojët e njerëzorëve, fjalët e dala prej gojëve me të cilat mbllaçisin ushqimin. Vetëm kur mendon se në atë gojë mund të ketë mbeturina ushqimesh të thartuara uron që për ty njerëzit të mos flasin kurrë. Sepse edhe po folën mirë, fjalët gjatë kalimit mes dhëmbëve të palarë do të ndyhen. Paradoksi mjeran i qenies njerëzore, është i lidhur ngushtë me koncpte të vejtra që tentojnë të rinovohen, por që nuk e ndihmojnë aspak mendjen kaotike humane.
Kurse Nushi është ndërgjegjia e plagosur, e cila e sheh mirë se qendra rreth të cilës rrotullohet është e kalbur deri në rrënjë, por është tejet i pafuqishëm për ta shëruar: jo më kot, në tregim thuhet se ai mbaroi studimet për mjekësi. Ska se si ta shërojë diçka të destinuar të vdesë. Nuk mund ta vrasë para kohe, vetëm e vetëm që ajo “ndërgjia shoqërore” të ndihet e qetë. Edhe Ernest Koliqi e ka trajtuar temën e kontrollit të idiotësive sipërfaqësoe njerëzore, tek vëllimi me tregime “Hija e Maleve” vetëm se personazhi i Koliqit nuk është aq “revolucionar” sa Nushi i Migjeint, ai bie pre e shtypjes së mjedisit duke e vrarë, megjithëse nuk donte, gjaksin dhe fajtor për krimin e tij bën policin; simbolin e ligjit, shoqërisë, shtetit…..
E pra Migjeni mundohet ti çjerrë maskën mashtrimit me të cilin gjallon qenia njerëzore. Në fakt metafora e shpatës së Demokleut ka edhe këtë funksion.
Historinë e Demokleut e rrëfeu për herë të parë Ciceroni. Demokleu ishte këshilltar i afërt i Dionigit të I, tiran i Sirakuzës. Në prezencë të tiranit ai pretendon se Dionigi është njeriu më me fat, pasi ka në dorë të gjithë forcën e autoritetit dhe të pushtetit. Diogini i propozon që ai për një ditë të marrë vendin e tij, në këtë mënyrë të ketë mundësinë për të provuar këtë fat! Demokleu pranon. Atë mbrëmje shtrohet një banket madhështor dhe Demokleu prek me dorë dhe me shpirt të gjitha kënaqësitë e mundëshme, me të cilat e rrethonte veten tirani; vetëm nga fundi i darkës ai vëren, mbi kokë, prezencën e një shpatë të lidhur me në fije krife kali. Diogini ja kish vënë mbi krye që Demakleu të kuptone se jeta prej tiarani e vinte në çdo çast përballë kërcënimeve të vdekjes. Demakleut që nga çasti kur vuri re shpatën që i kanosej, ju neveritën të gjitha kënaqësitë dhe i kërkoi tiranit që ta ndërpriste sa më shpejt provën e vet: nuk donte të ishte më aq fatlum!
Ai shpjegimi i shpatës është ajo çka një mendje inteligjente e përgatitur, si ajo e tiranit, i shpjegoi një mendjeje inteligjente të papërgatitur si ajo e Demakleut. Kurse shpjegimi real i ksajë historie është tejet larg asaj të mësipërmes. Shpata mbi kokë si shenjë rreziku me vdekje. Po thomëni! A ka pasur ndonjë të lindur që vdekja nuk i ka qendruar si shpatë mbi krye edhe pa qenë tiran? E pra Diogini me anë të shpatës friksoi një mendje të papërgatitur e cila e shtyrë nga zilia mund të komplotonte kundër tij, për ti marrë vendin, por Demokleu i besoi asaj që tirani i tha. E pra, për mendimin tim, Migjeni e dinte këtë prandaj edhe e përdori këtë metaforë në atë lloj forme që e gjejmë në poezi. Sespe bota njerëzore në këtë mënyrë është ndarë, Në mendje inteligjenite të pregatitura, qeverisëset e botës njerëzore që nga gjeneza, mendjet inteligjente të papërgatitura të cilat kanë që nga gjeneza që merren me zbërthime filozofike të panevojshme, nga masa, që nuk di akoma se çfarë është dhe nga të paktit gjeni, të cilët ose vuajnë si Migjeni, për gjithçka i rrethon, ose mëshirojnë me sarkazëm të hidhur, si Joyce, ose-ose krijojnë situata absurde, që edhe aq absurde nuk janë po të kesh parasysh absurditetin njerëzor, për të përshkruar paradoksin humneror njerëzor, siç i krijoi Kafka.
Mendjet iteligjente të përgatitura i flasin vetëm masës, dhe atyre u thonë ndonjë frazë pompoze dhe boshe si përshembull: “Më mirë një ditë prej luani se sa njëqind ditë si dele”. Masa e adhuron këtë, mahnitet por nuk e kupton boshësinë e ksajë fjale. Mendjet inteligjente të papërgatituar, në heshtje nisin dhe e sbërthejnë frazën, ( Luani në këtë frazë përdoret si simbolikë e trimërisë, por askush nuk mundohet të shohë realisht se sa trim është luani. Masës, me ti përmendur luanin i vjen para syve, krifa e tij madhështore dhe shqyerja e përbindëshme që u bën ai preve të veta. Realisht në natyrë luani përdor dhjetë përqind trimëri dhe nëntëdhjetë përqind dinakëri, mashtrim. Ai u afrohet preve me ngadalë duke u munduar të fshihet mes barit të gjatë të savanës dhe u hidhet përsipër vetëm kur e sheh që i është afruar mjaftueshëm. Nuk sulmon kurrë individët më të fuqishëm të kopesë, për të ai sulm do ishte fatal, pasi një buall afrikan mashkull peshon më tepër se një ton dhe është tejet agresiv e i fortë. Luani sulmon individët e dobët, ose viçat e kopesë. Nuk sulmon kurrë rinocerontët edhe nëse ka uri të madhe, ngaqë rinocerontët janë agresivë dhe gati të pamposhtur. Nuk e kalon kurrë lumin nëse nuk është i detyruar dhe ska rrugë tjetër, pasi lumi gjallohet nga krokodilët dhe hipopotamët. Edhe hienave u vërsulet vetëm kur e sheh se nuk janë të shumtë në numër, përndryshe edhe luani i madh, mbret i xhunglës tërhiqet, i mundur. E pra e shihni se sa boshe është të merret luani si trim, kryelartë, kur në realitet ai është një grabitqar si gjithë të tjerët, që për të mbijetuar mbështetet më tepër tek mashtrimi. Ai shqyen viktimën pasi natyra atë rol i ka dhuruar. Kurse delja përdoret si sinonim i përuljes. Ah mor të gjorë, por çduhet të bëjë delja, ajo rri përulur pasi bari me të cilin ushqehet qëndron pak centimetra mbi tokë.) por vonohen e ndërkohë mendejt e përgatitura kanë ndryshuar strategjinë, duke i hedhur në konfuzion mendjet e papërgatitura: e humbin kohën në sbërthime. Gjenitë qeshin me vete e shkruajnë, edhe ata përdorin simbolikat, por simbolikat e tyre janë aq të natyrshme saqë masa nuk arin ta kuptojë. Si ajo simbolika e dallëndyshes së Migjenit. Ose simbolika e mrekullueshme e tregimit, “Vetvrasja e trumcakut”. Një metaforë makabre për të treguar groteskun e qenies njerëzore. pjesëzën më thelbësore të ksajë metafore tragjikomike dua ta sjell të plotë këtu pasi një simbolizëm të tillë nuk e kam hasur as tek Geroge Orwell, kur tek ferma e kfshëve shkruan: të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa kafshë janë më të barabarta se të tjerat.
Mos pyet si e tek u gjet trumcaku n’at vend, dhe si e tek u gjend njeriu në ktë pikë kozmike; nuk dijmë shumë. hipoteza e andrra. Miljona vjetësh dhe një fjalë goje, si për shembull: “… të bahet dritë! Dhe dritë u ba!”- A e shifni? Një fjalë magjike! Hokus- pokus! Sa bukur!
I mrekullueshëm, real në shprehjen e pardoksit njerëzor. Për masën është tepër e lodhshme të përllogarisë ndaj dhe kërkon formula të thjeshta të shpejta pa kokëçarjen e llogjikimit. Pse nuk mundohemi të llogjikojmë prandaj jemi të mjerë. Madje dhe Poema e mjerimit nuk flet më shumë për mjerimin fizik të njerëzve se sa për atë thelbësor. Ne njerëzit jemi të mjerë që në gjenezë si ai pasaniku që harxhon jetën e vet duke mbledhur pasuri që nuk do i duhen kurrë të gjitha, deri në fund, e deri tek ai lypsi, qenie njerëzore, e gjallë, e kapitulluar. Një shpjegim të bukur, jo për mjermin e thelbit njerëzor, por për makthin e rënies nga lartësitë e ka dhënë Xhek London tek libri, ” Para Adamit”. Ai na shpjegon se në momentin kur majmuni po kthej drejt rrugës së homosapiensit, pra në pikën zero, të intervalit neutral mes minusit dhe plusit, në atë preiudhë ndërgjegjia e tij ishte boshe dhe në atë moment, ajo krijesë, që deri në atë çast jetonte mbi pemë, bie nga pema. Për fatin tonë nuk u përlas me tokën, pasi po të ishte ashtu ne nuk do ishim këtu, por ama tmerri i rënies ju ngulit në bazën e ndërgjegjies dhe ai tmerr kalon nga një individ tek tjetri,e ka ardhur deri në ditët e sotme. Kurse unë këtë arsyetim po e bëj për mjerimin. Në pikën zero, thelbi ishte bosh, madje dhe ndërgjegjia që i sillej rrotull ishte e boshtisur, në atë preiudhë homosapiensi i paformuar do ketë përjetuar ndonjë peridhë të gjatë urie, dhe tmerri i vdekjes nga ajo është ngulitur si gur themeli në thelbin e tij të ri. E ai gur transmetohet tek pasardhësit e tij, sepse ai nuk vdiq, deri në ditët sotme. Unë thelb quaj atë spermatozidin e vockël, mikroskopik që sipas mendimit tim nuk rritet por vishet me mishin me gjakun e mitrës mëmë. E pra në qendër të larvës mikroskopike qëndron guri i mjerimit njerëzor: thelbi i mjerimit Migjenian.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s