Poezi nga Zyba Hysa

 

Zyba hysa

Poezi nga Zyba Hysa

 

 

UNË JAM JU…

 

S’jam hyjnesh zbritur nga qielli,
Për të sfiduar të gjallën njerëzi,
Veçse sytë m’i rrëmbeu dielli,
Për t’i bërë burime të tij…!

S’jam mbinjeri, as një fantazmë,
Jam si gjithë gjallorët… gjithsesi,
Edhe dhimbjen e pres me gaz,
Dhe gazi më dhemb… o njeri!

S’jam një mur i pakapërcyeshëm,
E pakapërcyeshme jam në shpirt,
Sa mijëra mure krejtësisht ndrijtshëm,
Mbrojnë, ndricojne, kështjellën Afërditë!

Jam OREADA, nimfa e zonave malore,
Përballë vendeve më shfaqet Dodona,
Lidhur me zinxhirët burgjeve shekullore,
Qëndroj ende gjallë, për gjallësitë tona!

Unë jam Ju, pa ju as unë s’do të isha,
I falem Perëndisë n’këtë vend më zgjoi,
Baltë, e shenjtëruar, jo nga xhamia, kisha,
Vetë apostulli i Jezu Krishtit… BEKOI!

Kemi mbi shpinë një barrë të rëndë,
Të rëndë sa kryqi, mbërthyer gozhdë,
Fajtor kryqi…? Vetë s’ngrihet n’këmbë,
As çekani, s’ngul gozhdë pa një dorë!

Ngulur shtatit tim, mijëra gozhdë,
I putha me dhimbje…i shpirtëzova,
Të tregoj botës… se ka një ZOT…!
Sërish do ngrihemi! Ja, po vjen, ORA!

 

 

 

VETMOHIM…

 

Hipur mbi krahëbardhin Pegasso,
Qiellit të shpërndajme trendafilë,
Kuqëlimit t’hapësirës, o njeri, LEXO!
“Vetmohimi, mbron e rrit dashuritë!”

 

 

 

 

ZOT MBI GJITHÇKA!

 

Konstantini i madh q’botës dha frymim,
U frymëzua… se tha: “Zot mbi gjithçka!”
Dhe Zoti si dhuratë iu shfaq shembëllim,
Një KRYQ lart në qiell, q’bota sot mban!*

Ashtu… unë e bindur në dashuri hyjnore,
Lusja Zotin, gjatë frymës tij n’frymën time,
Si Konstantini… drejtuar hapësirave qiellore,
M’u shfaqe, Ti, si shenjë, dashuri zengjine!

 

* “Sipas legjendës, Konstandini u kthye drejt krishterimit, sepse pa në qiell një vision, që e porosit t’ia besonte fatin e ushtrisë së tij perëndisë së krishterë. Ai vuri si emblem mbi mburojat e ushtarëve të tij kryqin që i qe shfaqur në qiell, me moton: “Me këtë shenjë, do të fitosh”. Por, megjithatë, ai e festoi fitoren sipas mënyrës tradicionale romake, më një Hark Triumfi.”

 

 

 

PROVË DASHURIE

 

Gëzimin dhe trishtimin mistershëm vetes ia mbjellim herë pas here,
Pa e ditur se çfarë do të mbijë në shpirtin tonë…
Dhe kur gjendemi në situata që nuk dimë si t’i japim shpjegimin,
Dikujt t’ia hedhim fajin, që me faj pa faj ta ngarkojmë…
Jo për t’i bërë keq… se rrufepritësi është njeriu që më fort i besojmë,
Por ta ndajmë helmin e dhimbjes që dhembjes t’i shpëtojmë…
Vetëm atëherë saktësisht kuptojmë dashurinë dhe forcën e saj,
Për faktin, sa do na durojnë e sa të gatshëm janë ata…
Të pinë pak helm nga helmi jonë…

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s