Poezi nga Seti Vladi

 

Seti vladi

Poezi nga Seti Vladi

 

 

URIMI

 

Në ëndërr e pash’ diellin të më buzëqeshte ,

vraponte të sillte agimin me dritë ,

renda edhe unë si një erë vjeshte ,

si pëllumb në krah , ai mu hodh një ditë.

 

Qeshi dit’ e prillit , fryni fllad pranvere…

Tri ditëlindje mbushe me freski ujëvarash,

si një këng’ lirike me pala fustanelle ,

si një gonxhe dege me ngjyra përrallash.

 

Mes ëndrrash të pritëm e zemrash prindërore ,

mes këngësh që nisën e nuk pushuan ,

si princ MARTIN në krye , me ty për dore ,

u futëm nëpër valle që kurr’ nuk mbaruan.

 

U rrite me ninulla nënash shqiptare ,

gjumi të puthte qerpikun papritur ,

me “Qingjin e vogël” hyje nëpër ëndrra ,

e nesërmja të sillte dhe më të rritur.

 

Me syt’ e mendjes sonë çdo dit’ ti rritesh ,

mes lodrash rrethuar , me tinguj e ngjyra ,

në qiell ngre balona,me to lastar ngjitesh ,

me buzëqeshje diellore të shkruhet fytyra.

 

Ti nektar i jetës , drita në çdo ditë ,

je gurra e gëzimit , trëndafil me erë ,

bota engjëllore me ylbere ndrit ,

në shpirt një dashuri që rritet përherë.

 

Në shkallët e dijes do ngjitesh nëpër vite ,

përher’ në fluturim si një zog i lirë ,

bëje urimin ton’ refren të çdo dite ,

të jesh’ gjithmon’ kudo , një shqiptar i mirë!

 

@Seti Vladi  (30 prill 2015)

 

 

 

ZGJOHU

 

Për çfarë të mjaftoi jeta ty

që heshte gjithmonë dhe i ndrojtur prisje !?

 

Si mikrob midis nesh i zënë vend

duke mllaçitur kufomën e ëndrrës ,

fantazmën e shpresës së vrarë…

 

Të djeshmen shikon… ,

të sotmen ke frikë…

 

Me gjethet e kalbura të vjeshtës ,

si lumi që nxjerr shkurret në breg ,

flake dyshimin

dhe zgjohu ,

i shpejtë dhe i uritur si koha…!

 

@Seti Vladi   5 mars 2016

 

 

 

I DUA VARGJET…

 

I dua t’i kem vargjet me skela të larta,

me sirena zhvillimi, fabrikash e arash,

thellësi galerish’ me pasuri të arta,

starte vrapimi nëpër korsi garash.

 

Dua t’i kem vargjet shina hekurudhash,

argjinatura lumenjsh, betone në stuhi,

ngarkuar le të jen’ me erë gruri fushash

dhe bluza të bardha spitaleve në malësi.

 

I dua vargjet të kenë erë thjeshtësie,

të mbjellin e të korrin… , gjelbërime në qytet

dhe bukë e kripë të jenë me zemër shqiptarie,

të ulen në një sofër e të bëjnë shtet.

 

  @seti vladi 23/02/2016

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s