Poezi nga Festim Liti

 

Festim

Poezi nga Festim Liti

 

 

KUR HUMBET DASHURINË

 

Kurrë s’u tha midis nesh,

Ajo fjalë magjike që shtatin drithëron.

Pas dhëmbëve mbeti,

Si një e burgosur e përjeteshme,

në tunelin e shpirtit,

pa hyrje e dalje.

E gërmëzuar pa shpresë,

në qindra netë pa gjumë,

Ofshama e lotë në terr të derdhura,

E zemra,si zog i plagosur,

përpelitet rënkon…..

 

Kthej kokën majtas e djathtas,

se mos diku,vështrimi të pikas e të takon.

Nga pas më vjen një zë i largët,

Nga qielli a nënedheu s’e di,

Sikur më thërret e me ngulm me kërkon…..

 

Here-herë më duket,

sikur përpara më fanitesh,

Të shqiptoj fjalën e shenjtë më tundon.

Por,ah,fat i mjerë e i zi,

Tashmë e kam kuptuar,

se është vonë, shumë vonë….

Për tu dashuruar përsëri…….

 

 

 

VAJZAT ME SYZE 

( Poezi që nuk mundi të botohej kur duhej)

 

Shumë i kam pasur për zemër,

Vajzat me syze,

“Qorre” i thërrisnim,

herë me sarkazmë,

herë me përkëdheli……

 

Përtej qelqeve të shndritshem,

Një bote e madhe, tunduese fshihej,

Vështrimi i zjarrtë, mbushur misticizëm…..

 

O “qorre” të ëmbela,

Zemrën ma rrëmbyet.

Pas xhamave optike,

me kot mundoheni të fshihni dashurinë!

Edhe pa to,

Jeni nur e dritë!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s