Poezi nga Merita Sadiku

merita sadiku

Poezi nga Merita Sadiku

 

 

Kërko në skutat e jetës

 

Nisi dita mëngjesi agoj

Freski kudo trupi ndjen

Një erë e lehtë tërë kurmin përshkoj

Një dhimbje shpirti sot në ndjenjë me vjen.

 

Zbardhi dita e bardhé qofté gjithmon

Në humbëtirën e jetës udhëtimi nis

Dikush rrugën e tij e humb në oborr

E dikush mundohet te gjej strehen e miresisë.

 

Mengjesi i heshtur vetem veshtron

Si i moshuari ulur me ore tek pragu

Shpesh them edhe zoti me ne është lodh

Mbrapsht gjithçka mbrapsht jetën njeriu lagu.

 

Mëngjesi agoj edhe për ty

Edhe pse me mua s’do pajtohesh

Në jetë ka vetëm peripeci

Gëzim a thua ka

Po po vetëm kur buzëqesh e gëzohesh.

 

Jeta është koktel i çuditshëm

Jeta të falë jetë e ti jeto

Varet si jeton është pune e jotja

Edhe pse shpesh zgjidhjet po jeta i bo.

 

Jeto sfidoje kapërce vështirësit

Jeto gëzohu me njerëzit e shtëpis

Jeto dhe dashuro me zemër me ndjenjë

Kush dashuri nuk provo,mbetet i shkret qënie e mjerë

 

Dashuro me fuqin e shpirtit

Fal veten dhe gjej lumturin

Askush se humbi në skuta mbeti

Si manushaqet që presin pranverën të vij.

 

 

 

Ndoshta ndoshta!!!

 

Ndoshta ti asnjëherë s’do më kuptosh,

Edhe pse unë gënjej veten se ti s’do më harrosh

Do strukem diku thellë në kujtimet e tua

S’do më largosh dot e ke të kotë

Zemra mban brënda hiret, dhe fjalën kurrë thënë të dua.

 

Ndoshta me vitet do plaket kujtimi

Edhe pse unë jam e bindur që kujtimi s’ka moshë

Në thellësin e shpirtin kur të kap trishtimi

Do shahesh si unë, do mallkosh këtë botë.

 

Ndoshta them, ndoshta, do klithësh emrin tim

Mund edhe të ndodhë të jesh pranë meje

Me ndjenja do lotosh me ngashërim

Tek lëngoj nga çdo idhnim ,e brengë mara falë teje .

 

Do ti fshij lotët e tu me flladin e tretur

Dhe ballin do ta puth me zhurmë stuhie

Kur të prekësh fytyrën s’do ndihesh as i gjallë as i vdekur

Loti im do mbesë petal nostalgjie.

 

Ndoshta, ndoshta, në moshë kur të veshë

Ndoshta ti kurrë jo s’do më kërkosh

Dhe në netët e acarta kur në shpirtin tënd do reshë

Do strukesh i vetëm as atëherë s’do më kujtosh.

 

Ndoshta po e ndoshta jo!!!

Njeriu ikën kujtimi me shpirtin floto!!

Dhe i vetëm fillikat kur në këtë botë të jesh

Brenda shpirtit tënd kërko, aty do t’më gjesh.

 

 

 

Të dua ty

 

Dhe hedh sytë në imazhin tënd

Seç ke një alyrè në fytyrë

Të ndrin syri e din që ti dua sytë

Se ngjyra e tyre ndryshon kur je i lumtur,e humbin kur je mërzit.

 

Dhe dua ta shtrëngoj atë imazh

Fort me krah në gjoksin tim

Se shpesh më dukesh shumë i vrarë

Shpesh më dukesh i pambrojtur nga ky idhnim.

 

Dhe përsëri kaloj imazhet e tua

Sa shumë ato janë tek unë

Mundohem ti deshifroj çka ato sy duan

Një ofsham nga shpirti del,ufa e dua zot shumë.

 

Dhe lodron e qeshura

E syri im mer tjetër ndriçim

Buzën kafshoj me ëndje

Dhe pëshpëris sa i bukur është shpirti im.

 

Humbas iki diku larg shtegtoj

Të marë të kërkoj pranë vetes me mua

Ti i ikur me mëndje, unë të kundroj

Dhe më përqafon, më puth në ballë oh sa shumë të dua .

 

Dhe përsëri imazhi del duke qeshur

Syri ndriçon me mijëra neon

Si qielli i kthjellët me mijëra yje

Ti je ylli im që do shëndris gjithmon….

 

Të dua s’di në kjo fjalë rimon

Ti je ndjenja ime s’di për dreq a më kupton

Të dua sa shpesh e thashë e shkrova

Të dua,, e sa herë e fola, edhe më shumë të dashurova.

 

 

 

Një ditë do jem larguar…

 

Një dite s’do jem do jem larguar

E ti do klikosh në zemër për të më parë

Mes ëndërrash si kochmar ke për tu zgjuar

Duke thirrur emrin tim si i marrë.

 

Një ditë do trishtohesh i vetëm

Asgjë rreth teje më s’do të josh

Do mendosh kohën e vjetër

Dhe do thuash pa drojë do më mungosh.

 

Një ditë une s’do jem më

Edhe ti do gjesh udhën kërkuar

Nuk do më kërkosh por do qash pa zë

Dikur se dia por me të isha i dashuruar.

 

Atëherë zemra zemrën do gjej

Se klikimi ishe butoni ‘e doja’për habi

Në jetë në fund asgjë s’ka vlerë

Pos asaj që në shpirt do mbes tek ti.

 

 

 

Sa herë, por pa përgjigje!

 

Sa herë të kam thënë të dua sa herë

Sa herë të kam dëshiruar sa shumë

Sa herë mes ëndërrash kam klithur

E sa herë kam pritur të më thuash të dua edhe unë.

 

Sa herë kam kundruar imazhin tënd

E sa herë sytë ti kam lexuar

Shpesh i ikur më ke qenë

Edhe pse dy trupa në shtrat bashkuar.

 

Sa herë kam ndjerë nevojën të bërtas

Sa herë mes lotësh kam bërtitur pse të dua vallë

Sa herë mes të qeshurës kam thënë do të vras

Dhe sa herë jam lënduar në ndjenja e vrarë.

 

Sa herë kam kerkuar veten tënde

Në skutat e humbura të vetmis

Sa herë botën kuçkë e kam pagëzuar

Përsëri veten kritikoj pse ditët ja fala mërzisë.

 

Sa herë do përsëris me shpirt të dua

E sa herë ta them kuptimin ajo tek ti e humb

Nuk duhet shpirt një dashuri pa përgjigje

Kur shpirtin e ndjenjës ajo fjalë se shkund.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s