Poezi nga Namik Selmani

 

 portret namik

Poezi nga Namik Selmani

 

 

Gurët e Çajupit

 

Në dhe të huaj besomë,

zemra m’u dogj m’u mallëngjye

dërgomë një gur, dërgomë

ta vë jastëk nënë krye

Çajupi.

 

1.

 

Gurët e Çajupit

do t’i  vë shumë herë nën jastëkun e ngrohtë

Shumë herë

dhe jastëkun do ta vë diku në shtrat e në një kolltuk

Se prag i largët

nëna që prêt më ka bërë të flas me vete e të kem ftohtë

Se dita që vjen

Më është bërë si çengel, si ferr a si prush.

 

2.

 

Cep më cep

do të ndaj ca gurë çajupianë për miqtë e mi

Se dhe kënga

Është bërë si lëndinë që ka shumë gjembaçë

E syri i lotuar

pranë fëmijëve kërkon më shumë dritë dhe kaltërsi

E dora po dridhet

Kërkon një man ku të ngjitet lart e sa më lart.

 

3.

 

Gurët e Çajupit

do t’i bëj Muze për vitet, për thinjat që janë si borë.

Të kenë parfume

nga më të rrallët që të japin shijen e vërtetë të jetës

Diku,

Tavolina është shtruar si të ishte mbret me kurorë.

po luga

ah, luga, nuk zgjatet te pjata e nxehtë e gjellës

 

4.

 

Gurët e  Çajupit

nuk dua që t’i ndërroj me smeraldat e funddeteve.

As

me thesarët  e Montekristos që në përralla zgjohen

Ata janë aty

në mollëzat e buta, të gjakta, në jetë të jetëve.

Ata janë aty

si amanetet e pashkruara që nuk shuhen në troje.

 

 

 

Na duhet një Niagarë!

 

Na duhet një Niagarë

Të ujëvarojë trupat tanë me ylbere shkumëbardhë

Të matemi me të

Si të ishte një bajloz i vëretë përralle

N a duhet një Niagarë

Të bëhemi të menduar si para një provimi të rrallë

Të na bëjë

Kalorës të hazdisur nëpër hone dhe shpate.

 

Na duhet një Niagarë

Të na bëjë të matemi si urtakë me fjalën dhe heshtjen

Të shfletojmë ca ëndrra

Si fjalët e një libri asnjëherë të lexuar

Neë dashuritë qe prekim

Të kemi një kurorë që të  na mbetet e përjetshme

Në udhët e largëta

Të mbesim me një peng më pak në këtë botë të trazuar.

 

Na duhet një Niagarë

Të zhbirojmë në Kodet e pafund të labirintëve

Aty

Të jemi filozofë, cicëronë pa auditor në leksion

Pikëlat

Që bien mbi kostume a mbi mollëzat e gishtërinjve

Të jenë

Teorema e fundit e Euklidit që zgjidhje të mençur kërkon

 

Na duhet një Niagarë!!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s