POEZISË / Poezi nga Angjelina Krasniqi

Angjelina krasniqi

Poezi nga Angjelina Krasniqi

 

 

POEZISË

 

O lehonë që lindë botë nga shpirt që digjet
Që ndjek të shkrirat e qiririt nën trupin valë,
Veq në flakërimet tua, plazma e fjalës piqet
Se veç grada e fortë, aromë-dehje na falë!…

 

Me mjaltin e gjirit të shpirtit, na mbani gjallë,
Me mjaltin e fjalës dhe foshnjet i përkundni,
Fjalët tuaja të brishta,ulen pagëzim në ballë
Edhe dhimbjet më të thella, Ju, aty i mundni!…

 

Nga Ju lindin këngë, nga Ju lindin dhe trimat,
Dhe nga ofshamt që shpirti në thellësi mban,
Aty flladojnë pranverat,e shkrepin vetëtimat,
Aty dhe bota e çmëndur,vritet e ngjet paanë!…

 

Të hirshme në fjalë, e pa asnjë fije ngatraqe
Metaforat si shtylla, mbi lumënj gjaku e brigje,
Varg në varg,Ju përhapni aromën e një paqe
Dhe kur mangalli i shpirtit në mbrëndësi digjet!…

 

TI, zog që fluturon nëpër të panjohurat shtigje!..

 

SHIU NËN QEPALLË KISH NDALUR / Poezi nga Xhemile Adili

xhemile Adili

Poezi nga Xhemile Adili

 

 

SHIU NËN QEPALLË KISH NDALUR

 

Natën vonë kur të gjithë flinin
Kur s’dëgjoheshin as zëra njerëzish
As cicërima zogjësh
Kur çdo gjë kishte rënë në heshtje
Gjithçka mbuloi nata, terri, errësira
Vetëm unë isha zgjuar
Përballë imazhit tënd imagjinar
Dhe malli që s’më linte të fle
Dhe era e lehtë që mundohej të freskonte
Shpirtin që digjej, prushohej për ty

Nga malli më bëhej se dëgjoja rrahje zemre
Frymëmarrjen tënde aty në dhomë
Herë poshtë dritares herë brenda dhomës
E dija qe ti ishe në gjumë
Por ish malli im që s’flinte
E nata si nata
Sikur tallej me mallin tim për ty
Me dhimbjen time
Që gati frymën ma ndalte
Ajo sa vinte e bëhej më e gjatë
Ti nëse më ke parë në ëndërr
Duke u përpëlitur pa gjumë
Mos mendo që ishte vetëm një ëndërr
Por quaje veten me fat
Që dikush të dashuron kaq shumë.
Diell shpirti të pagëzova
Nuk të lë udhëkryqeve, honeve
Mbi shpinë të natës më s’do të lë
As skutave të saj të errëta
S’do t’u gjunjëzohem mes etheve të trishtimit
Dhe sikur bota po u përmbys.

Ndaj, mora rrugën turr e vrap
Nuk lash fushë me lule pa pyetur për ty
Vendosa të rendi derisa të të gjeja
Në atë çast disa vetëtima qiellit
Dhe shkrepje rrufesh pa ndal
Sikur hapin deshën të ma lidhnin
Frikën duke thirrur të më prerë rrugën.

Unë kisha ndarë mendjen, s’e s’do të ndaloja
Edhe pse moti xheloz inatin shkarkoi
Kur e pa qe jam nisur drejt teje
Në mes të ditës gjithë diell shkaktoi rrebesh
Unë nën ombrellën tënde, hyra në atë çast
Dhe u mbulova me rrahjet e zemrës sate
Nga tërbimi i motit të fshihesha
Duk u mbajtur për litar shiu
Që binte nga qielli i syve tu mbi mua.

Ne nuk na sakrifikuan as rrufet
Që shkrepeshin pa ndalë
As vetëtimat flakë që na mbështillnin
Me flakën e bardhë të zjarrit të tyre
Nën ombrellë sytë seç të shkëlqyen
Një dritë gjithë zjarr më e fortë se vetëtimat.

Edhe pse mbi ne shiu binte krua
Romanca sa vinte e shtohej
Ashtu të lagur nën ombrellë rrahtë zemra
Me ritmin e rrufeve që na kishin qëlluar.

Një çast thirra me zë të lartë:
Jo! Nuk do të endem gjithë jetën
Errësirave të netëve pa fund
Dhe qiellit të zemrës vura kokën
Po deshi dhe dallgë le të përplasen
Mjafton që shiu nën qepallë kish ndalur.

PRANVERË / Poezi nga Ramiz Kuqi

 

ramiz kuqi

Poezi nga Ramiz Kuqi

 

 

PRANVERË

 

Në shpirtin e poetëve
Zogj malli nëpër qiell
Vijnë nga netët pa gjumë
Me fjalë të kërkojnë diell

Nëpër faqe librash
Ngjyra të derdhura si në pikturë
S’prajnë kurrë së kërkuari
Një Atdhe me një Flamur

Eja ti Zog ulu sonte me mua
Në sofrën time përplot vargje
Botën e mykur nëpër gjithandej
Ta shndërrojmë në lule parqe

Pranverë në sytë e vashës
Që ka lëshuar flokët deri në bel
Endet krahlehtë si flutur e lirë
Si shkronjë e buzëqeshur si mel.

 

SHALLI I ZI / Poezi nga Delo Isufi

 

delo isufi

Poezi nga Delo Isufi

 

 

SHALLI I ZI

 

Kur muzgu binte në det,
Një zonjë shfaqej aty,
Supeve një shall të zi,
Shëtitje bënte në breg.

E vetme ish, e heshtur,
Vështrimin hidhte larg,
Mbi valë e mbi dallgë,
Mbi detin gjysmëfjetur.

Kur hëna puthte dhen’,
Hiret i dilnin në pah,
Me shallin përmbi krah,
ngjasonte si sirenë.

Shpirti i saj i vrarë,
Të dashurin priste,
Nga deti ti vinte,
T’ia sillte një valë.

Një çift i ri që erdhi aty,
Në breg gjeti shallin e zi.