VONË… / Poezi nga Drita Lushi

drita

Poezi nga Drita Lushi

 

 

VONË…

 

Poetët, kanë shpirt të qelqtë,
sytë u lotojnë si shiu në vjeshtë,
qeshin e mërziten shpejt,
dashurojnë me shpirt,
e lëndohen lehtë.
Por…shpesh,
s’kane gjumë
bien të flenë vonë,
e çohen ndonjeherë natën,
vetëm për një rimë!
– keshtu me thoje,
dje a pardje rastësisht!
Unë mora të lexoj letërkëmbimin tonë,
paçka se vonë.
Sa mirë qe kam në dorë veç letrat e tua,
se po të ishe dhe ti pranë,
do të të jepja të drejtë në heshtje,
ose do të kundërshtoja,
për forcë zakoni,
te një kryeneçeje.
Do të të thoja, po të kisha përballë,
që nuk do shkruaja më poezi,
e ti do qeshje lehtë duke më thënë:
“Eh, kjo është vetem një përrallë!”
-“E dëgjoj muaj me rradhë,
e nuk do ta besoj më kurre!”
Une do “zieja” nga inati,
që ti, vetes i jep gjithmonë
të drejtë,
paçka se e di, që unë mërzitem shpejt.
Ti do vije të nesëmen, te më zgjoje
me dy poezi,
e të nxirrje para meje dy flete të shkruara
si flamuj të bardhë paqeje.
Por unë tani, ti kam mësuar “huqet”
ti se paske njohur “inatin” tim, prej kryeneceje?
Eh, kjo natë marsi dhe ky shi që qan mbi të,
s’me likan të qetë sonte.
Po lë letat e tua, mënjanë
Me mëngjesin po pres,të të kemi përballë!

 

@ Drita Lushi
Natë -Mars 2013

KUR ËSHTË E TËRBUAR, HYJNORE DASHURIA… -Alda MERINI / Përktheu : Maksim Rakipaj

KUR ËSHTË E TËRBUAR, HYJNORE DASHURIA…

-Alda MERINI-

 

Ora më e dielltë për mua
ajo që trupin më përfshin,
ajo që mendjen më rrëmben,
ajo që më shumë më jep,
është kur ti më flet.

Fjalëkryqe pa fund,
pafundsi të fshehtash,
një afsh shkatërrues,
një frikë fërgëlluese
zemrën më përfshijnë.

Zhurma e trupit mbi dysheme
si të bija e vdekur;
prej meje kope e bardhë jetë merr
dhe unë e çakërdisur bareshë
nga dashuria marr çdo ves.

Si merr vesin fëmija,
si rinia kur del dore,
kur e tërbuar është dashuria
kur dashuria është hyjnore.

 

© Maksim Rakipaj

 

 

Maks Rakipaj

Përktheu : Maksim Rakipaj

Poezi nga Myrteza Mara

myrteza

Poezi nga Myrteza Mara

 

 

DHEMBJE, LUTJE

 

Ku t’i gjej zogjt e paqes
për të dërguar mesazhe qiellit?
Korbat klithmojnë vdekje,
duke verbuar diellin,
ne kërkojmë mëshirë tokës
duke e vaditur me gjaklotë.

Zot!
E dimë që në këtë jetë
asgjë s’është e jona,
por kemi nevojë
të shkëmbejmë mesazhe paqeje,
ndaj të lutem,
qiellin,
mos u lerë korbave!

 

 

 

NË KËTË BOTË

 

Kam parë njerëz të dehur
që kërkojnë
adresën e Magelanit.
Edhe të marrosur,
(si poetët e dashuruar),
që ngrenë dolli
për Omar Khajamin!

Por më shumë në këtë botë
po shohim gjysmëgjallesa humane,
shpërfytyruar nga dhimbjet,
që duket sikur këndojnë,
sepse të qajnë,
nuk kanë lotë!