Meditim… / Poezi nga Lulash Brigja

Posted on March 27, 2016

0


lulash Brigja - 1

Poezi nga Lulash Brigja

 

 

Meditim…

 

Ajo që ndodhi shekuj më parë…

më shumë se kurrë

tani po besohet ..

Në kryq gozhdohet

Krishti i pa faj ..??

ndërsa Baraba katil lirohet..?

Ah!  Sa makabër darka e fundit …

heshtin disa,

…por puth tradhtari..

Të puthin, të vrasin

…lindja dhe perëndimi

Se plot me Juda…

… u mbush njerzimi

 

Pas dymijë vitesh .

nuk është legjendë

…, por vjen e gjallë, vjen si reale …

Ku njerzit vriten si kasaphanë.

shkaqet

preteskstet

…,krejt… krejt banale

Në emër të Allahut

..në emër të ligjit

…për pak pushtet..

….. për shumë flori .?

Gjithmon kjo tokë u la me gjak ..

nga egërsirat, djalli njeri..

 

Ata, që vdesin për Muhametin,

si kamikaz e djegin vetin …

s’ jan besimtar …

por djalli vetë ..?

Sinjal i forë se paqe s’ do ketë…?

 

O Zot i madh që krijove njerinë…

e mbi këtë tokë…

… i dhe pushtet …

Me mirësin tënde na fal pak paqe .

.se ç ‘ka po bëjnë ,

….. se dinë as vetë ..!

 

@ lulash brigja 2015..

Posted in: POEZI