Poezi nga Flora Peçi

 

flora peci- 1

Poezi nga Flora Peçi

 

 

MË FAL ËNDËRR

 

Më fal, nuk fle më me ty
Ti shpresat m’i trillon
Gëzimin jetëshkurtër
Ma dhuron në shtratin tim
Qepallat m’i gudulis
Çapitesh lajthitur
Nga dita më rrëmben
Në ag më ik, më tradhëton
Largohu nga qepalla ime
Gjumit mos i jep hijeshi
Nuk jetoj më me ty
Jetës i jap kuptim
E kotë je për mua
Zhgënjim shpirti të pata.
Më fal ëndërr,
Por nuk të dua më….si dikur.

 

 

 

NUK OFSHAJ

 

Dua të dehem në gjumin e parë
Qepallës lotin e ditës dua t’ia largoj
Nuk dua të dremitem në vuajtjen e ditës
Dua ëndrrës t’i rrëfehem
Nuk dua asaj vuajtjen e ditës t’ia tregoj
Dua të shtrihem në imagjinatën time
Vargut lutjet e mbrëmjes
Me muzën time t’ia thur
Vargu im !
Ti e di çfarë shkruan pena
Ti e di çfarë dua unë
Ti e di…
Dua..
Nuk dua…
Unë…nuk ofshaj më.

 

 

 

MALLI

 

Zhytur në mendime
Pluhurosur nga kjo jetë e sotme
Kërkonte oxhakun e vjetër
Murin e tymosur,
Shtëllungat e duhanit të gjyshit
Odën e mbrëmjes
Kur trokiste një udhëtar në portë
Kur sofra shtrohej
Kur nëna gatuante misërniken
Kur nga magjia merrte bukën
Mëngjesin, kullotat e bagëtive
Erën e vajgurit të mbrëmjes…
Mall nga largësia
I ngopur me bulevardet
Jetën e zhurmshme
Në qytetet e huaja
Malli nuk shuhej
Nga luksozja e huaj.

 

 

 

MEDITIM NË VARGUN TIM
Vargu im më përqafon,
Më jep qetësi
Simfoninë e natës së errët
Ma shndërron në ag diellor
Jetës m’i jep shpresë
Vargun tim nuk e lë të vdes.
Meditoj thellë në brendinë e tij
Gjej çdo gjë që dua
Të djeshmen e të sotmen
Dhe me to thur ëndrra për të nesërmen
Vargu im nuk më lë të vetmuar.
Edhe unë kur nuk dua
Ai dashuron për mua…
Mimozat në vargun tim lulëzojnë
Ujiten me pendën, me vargun e mëngjesit
Ai ia përcjell muzën vargut të mbrëmjes
Në mesnatë lulëzon një vjershërim.
Meditoj në vargun tim
Nuk më tradhëton ai mua.
Ma merr loti, buzëqeshjen
I shkrin në katër vargje
Sakaq muza ngritet
Nuk më lë të rrëzohem.

 

 

 

EJA SONTE

 

Errësira mbuloi qytetin
Velenxë e turbullt mbi çati
Eja se jam e ndrojtur
Nuk e dua perëndimin
lindja filloi me ty.
Në lindje u takuam
Dielli shoqëronte takimet tona
Eja sonte,ëndrra ime
Ma bëj natën lindje.
As yje nuk shoh në qiell
Qielli sonte nuk më do
Eja princ i ëndrrave të mia
Dashuria mund të lind sërish…
Eja sonte, bëhu yll i natës sime
Lindjen e diellit e presim të përqafuar.
Eja!

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s