PRINCESHA E LITO-HORIT / Tregim nga Pilo Zyba

PRINCESHA E LITO-HORIT

 

 

Pilo Zyba

Tregim  nga Pilo Zyba

 

Princesha e Litohorit, thonë se, ka lindur në malet e larta të Dardanisë.Atje ku bashkohen majat e maleve dhe behen njësh me yjet.Mali i lartë i Korabit në mbrëmje zgjaste kreshtën e tij dhe i lëvizte që të bënin dritë më mirë në lugina, andej nga kalonin legjendat.Por unë nuk do rri të shpjegoj për historinë e tij të lashtë, ku erërat krehin flokët e dëborës dhe i kthejnë ato në këngë, dhe, as për borën që shkrin dhe kthehet në burime ku pinë zogjtë dhe i kthejnë në nota e cicërima.Tregimi im ka një rrugë tjetër, jo andej nga ndrijnë yjet nëpër pyje dhe lugina, por në rrugën e histories së Princeshës për të cilën kam shkruar dhe më lart.Unë nuk e kam njohur nga afër këtë princeshë, por e kam parë e prekur në udhetimet e mia në malin e Olimpit, përmbi qytetin e vogël të Litohorit.Ngjarja zë fillin e saj pas një udhëtimi që bëra në bjeshkët e Olimpit të lashtë.Thonë që Princesha e Litohorit ka vdekur, sepse historia dhe jeta e saj është mijra vjeçare.Por unë e takova atë, e pashë nga afër kur më kalojë përmes pemëve dhe u fsheh në luginën e thellë mes gjelbërimit dhe shpellës që mban po të njëjtin emër.

Atë udhetim turistik ne e morëm për të parë bukuritë natyrore të malit të Olimpit.

Ruga jonë përmes luginës ishte e lodhshme, por ishte dhe vapë. Klima ishte e freskët.Dëgjoheshin shushurimat e ujrave dhe flladi që përplasej në krahët e pemëve e i kthente ato në tinguj.Unë nxora nga çanta ime shishen e ujit, por pashë se ai ishte mbaruar.Atëherë u afrova pranë një ujvare, ktheva pantallonat, u futa në ujë, e mbusha.Uji ishte i kthjellët, por shishja më dukej më e rënde se sa me ujë të zakonshëm.E ktheva, e çova deri në mes.Ndjeva se trupi dhe truri mu freskua, sytë mu qartësuan dhe shikoja larg, shumë më larg nga më parë, por, dhe për të dëgjuar dëgjoja më qartë.Gjethet e pemëve mu duk se po përplaseshin njëra me tjetrën e shpërthenin si në duartrokitje, ndërsa ujvara e shpeshtojë prurjen e ujit dhe shushurima e saj me vinte si sinfonitë e fuqishme të Bethovenit.Ndërkohë, tej larg sytë më panë një kalë. Mbi të ishte një djalë i veshur si në lashtësi, me fustanellë, mbante përpara një vajzë me fustan tradicional të lashtë të Dardanisë.Nuk po u besoja syve, nga Dardania ime isha shumë larg, shumë, shumë.Për të ardhur deri këtu kisha bërë disa ditë me makinë:

“Ej, ej, thirra me të madhe, prisni, nga shkoni, më prisni dhe mua”!

Ata qëndruan, më panë me kureshtje.Djali më foli:

-Të njoh, të njoh gjuhën me të cilën flet, dhe ballin e ngritur !Ti je nga Dardania ime!

Unë mbeta pa frymë, nuk po kuptoja me kë po flisja, ata më kishin njohur:

“Më prisni u them, më prisni, mos më lini vetëm, unë kam ardhur këtu nga Dardania për të takuar princeshën”!

Ata qeshën, morën rrugicën mes pemeve duke më lënë pas vetëm trokëllimën e kalit, që i ngjante gishtave mbi një tastjerë, dhe era e përcillte me ritëm mbi luginë.Mes trokëllimës dëgjova të qeshurat e tyre dhe te puthurat që mi binte flladi.

“O zot thashë, ku ndodhem, ku”? U shtriva i lodhur në bregun e ujvarës, me qerpikët e qepallat e rënduara po më zinte gjumi.Humba në një gjumë të thellë, që mund të them ishte mijravjecar, nga thellësitë e kohrave deri në kohën tonë.Udhëtimi i ëndërrës time ishte i prekshëm, i qartë, atë e shikoja edhe pse sytë i kisha të mbyllur, e dëgjoja edhe pse mendjen e kisha të fjetur. Uji që binte nga ujvara kthehej në fjalë e tinguj, fillova ti deshifroj e ti lidh njëra me tjetren, si një grup valltarësh që lidhin duart e tyre për të hedhur vallen dhe, për të realizuar korografinë që kanë për të berë.

Aty degjova për herë të parë një pjesë nga kënga e besës së Kostandinit, që u ngrit nga varri dhe vajti për të marrë motrën. Mbas kësaj heshtje, dhe pas një frymëmarrje të thellë të maleve, luginave dhe pemëve fillojë ligjërimi.Ujvara mu kthye në një plakë mijra vjeçare me flokë të lëshuara, e bukur, nga flokët e të cilës rridhnin ujrat e shekujve dhe ktheheshin në margaritarë. Binin në shkëmbinjtë e nxehtë, e reflektonin nga rrezet e diellit në mijra ngjyra e flutura, e pastaj binin ne prehrin e vogël të liqenit e preheshin pa zhurmë. Nuk doja ti hapja sytë, nuk doja të më iknin as bukuritë që shikoja, as gurgullima e fjalëve të ujvarës plakë me flokët e lëshuar.

“Kush je ti, i them me sytë e mbyllur, por me veshët e ngritur? Kush je ti që më flet dhe nuk më le që të të shikoj? Nga vjen, çfar kërkon nga unë!?

-Jam unë, tha ajo, dhe rrjedha e ujvarës ndalojë, jam unë nëna Dardane që qëndroj këtu prej mijra vjetësh dhe hesht, hesht sepse askush nuk vjen të dëgjojë fjalët e mia.Shumë kalojnë këtu, por gjuhën time nuk e njohin, e nuk më kuptojnë.Tani që të gjeta, biri im, dua të të tregoj të vërtetën e bijës time, të trojeve të mia!

“O zot, por trojet tona janë shumë larg, pse ke ardhur kaq larg”?

-Jo bir, trojet tona janë këto që po shkel më këmbe, dhe që po punon me traktor e parmëndë!

“Atëherë si erdhët ju këtu, i fola i revoltuar, duke e parë, ndonse sytë me dukej se më ishin ngjitur për të mos u hapur kurrë, por shikoja me sytë e dëgjimit dhe të mëndjes”?

Në këtë çast pashë përpara meje të shpërthenin si një shatervan ujrat mbi flokët e saj të bardhë si dëbora, dhe dëgjoja zërin e kristaltë si të ujrave që rridhnin:

– Bir, unë jam Dardana, nëna e princeshës së Lito-horit!

“vazhdo të lutem, i them,vazhdo, dua tu dëgjoj”!

Mbretërojë heshtja.Mbas pak, zëri i saj ushtojë sikur vinte nga një tub i madh nga ku i frynte një vendilator i fuqishëm.Ishte i thellë, timbërfortë, por dhe bindës në çdo fjalë, qëndrim, frymëmarrje e shprehje.

-Kjo ujvarë, biri im, rrjedh prej mijra vjetësh, ajo gjarpëron luginave të malit të Olimpit, kalon nëpër Litohor dhe derdhet në detin e madh të Egjeut.

Ujvara e tregimit tim, rrjedh për të treguar këtë që do të të tregoj, por që dua ta dëgjosh me vëmëndje dhe ta shkruash.Ajo nuk mjafton që të jetë vetëm gojdhënë apo legjendë, por duhet të jetë edhe fjalëshkruar, që tu mbetet brezave.Fisi jonë i lashtë i Dardanëve i kishte trojet e veta edhe këtu.Por ato i kishin zaptuar të tjerë mbretër, të cilët nuk kishin marrdhënie të mira me ne, përpara se Aleksandri të zbriste dhe ti bashkonte.

“Të lutem, i them, të lutem nënë Dardana, më tregoni historinë tuaj, me pa durim po e pres atë”!

-Historia nuk është imja, biri im, por e bijës sime, princeshës së Lito-horit!

Ajo mori frymë thellë, e dëgjova frymëmarrjen e saj, se mu duk se thithi të gjithë ajrin për rreth, dhe tundi pemë e lule, për të treguar më pas të vërtetën.

Unë u martova me burrin tim Dardan që ishte mbret në Dardaninë e poshtme. Prej kësaj martese lindën tre djemtë e mi dhe bija ime e vetme princesha e Dardanise së poshtme, sepse kështu e quajtëm kur lindi. Ajo ishte e bukur si lëndinat, me sytë si ujvarat e trojeve ku lindi, me ballin e lartë si pllajat e lulëzara dhe me flokët e gjatë e të derdhur si lumi i Drinit. Ajo pinte gjelbërimin dhe kaltërsinë e qiellit të lirë të Dardanisë dhe, hidhte shpejt shtat. Aq shpejt u rrit, biri im, sa as unë nuk e kuptova që ishte bërë për nuse. Miqtë që vinin nga mbreterite e tjera e shikonin dhe linin mendjen pas saj, por ishin kohë të vështira luftrash e hakmarrjesh. Një mbrëmje kalojë andej pari mbreti dhe princi i Litohorit, Otos, ai e pa pronceshën dhe la mendjen pas saj. Në të dalë të trojeve tona, ai i kërkoi baba Dardanit dorën e saj. Ne kishim një vajzë të vetme, dhe nuk donim ta martonim larg, por baba Dardani duke parë se luftrat dhe rreziqet rriteshin kudo, pranojë ta martonte me princin Otos, për të pasur një krah të fortë sa ushtarak, por dhe të traditës. Unë atë natë që dha fjalën qava aq shumë sa, sytë mu kthyen në burime dhimbjesh, shpirti në humnera ku fluturonin vetëm zogj grabitqarë me krrokama të ethëshme. Vajta në dhomën e vajzës dhe i thashë se, së shpejti do ta martojmë larg, ajo më shikonte me sytë e habitur dhe mu hodh ne kraharor si nje shqiponje e uritur, e duke më çjerrur me thonj bërtiste: “jo,jo, nuk dua te martohem, dua te jem këtu pranë jush”!

Unë i mbajta gojën të mos dëgjonte babai dhe njeri nga vëllezrit që kishte mbetur se dy të tjeret kishin ikur në luftë. Nuk vazhdojë gjatë dhe krushqit trokitën në derën e madhe të pallatit tonë mbretëror dhe e moren vajzën. Ne u shkrehëm në lot, unë mbeta shtrirë në krevat pesë ditë dhe pesë net deri sa vajza arriti në derën e burrit. Si të mos mjaftonte kjo, mbretëria jonë shpalli luftë me ushtritë e huaja që kërkonin pushtimin dhe çvirgjërimin e trojeve tona. Në atë luftë humbëm dhe djalin tjeter dhe mbetem vetëm. Të rrethuar nga armiqtë tanë kisha mbetur mbyllur dhe qaja në vetmi fatin e vajzës së vetme të princeshës Dardane.

Ishte një natë e errët pus, çfar binte jashte binte dhe në shpirtin tim, vetëtima, shi dhe furtunë. Njëra nga vajzat që shërbente me thotë se, një djalë i ri don që tu takojë, është luftëtar i mbretërisë dhe diçka kërkon tu thotë. E lejova të hynte brënda.Ishte një djalë i gjatë, me supe të ngritur, me rrobe që i rrinin të ngjitura mbas trupit, dukeshin se i rrinin të vogla, sepse nuk kishte numur për të. U ul në gjunjë, më puthi duart e më tha:

– Nënë, kam ardhur tu sjell një lajm të mirë!

Unë hapa sytë e përlotur, nuk prisja më lajme të mira, djemtë i humba dhe vajzën gjithashtu.

– Të dërgon të fala princesha e Litohorit, bija juaj.

E kapa për duarsh, dhe e ngrita larg:

– Ku e pe ti princeshën time, fol, si është, ku është?

Ai me zërin e dridhur më tha:

– E pashë nga larg, më bëri shënjë që të të them se eshte mirë, të dërgon të fala!

– Dua ta takoj, i thashë! Nuk më del shpirti pa e parë!

Është shumë larg, nënë, shumë larg, por nëse dëshëroni unë u çoj pranë saj.

Pas dy ditësh, u përgatitëm në heshtje dhe u nisëm për udhërimin e gjatë.Pesë ditë e pesë netë për të vajtur te princesha. Natën e parë kalorësi trim më shtrojë të flija mbi gjethe dafinash në malin e Dafinoforit. Natën e dytë në krevatin e ngrohtë të Tomorrit.

Në natën e tretë në malet e larta të Pindit, nga rrjedh me gurullimë dhe oshëtimë lumi i Vjosës.

Natën e katërt më tregojë se, ai e takonte shpesh bijen time, sepse e donte që perpara se ajo të martohej dhe ta mërrnin nuse në Litohor. U trëmba kur më tha:

– Nënë, Princeshen do shkojmë ta marrim, unë e dua atë dhe ajo duhet të jetë gruaja ime.Ajo duhet të lindë të tjerë fëmijë dardanë për lufte dhe paqe.

– Jo, jo, i thashë. Nuk pranon Dardania jonë të marrim një vajzë të martuar, as zotat nuk do na e falin.

– Do na e falin, tha ai, vetë mbreteresha e bukurise Aferdita, gruaja e Hefaistinit është e dashuruar dhe në marrdhënie jashtë martesore me Arejin.Do na ndihmojë hyjnesha e hënës që ta marrim, Artemida.

Unë nuk kuptoja çfar më thoshte, por doja te shikoja vetëm time bijë. Mbrëmjen e pestë arritëm në brigjet e Egjeut, pranë mureve të Litohorit. Frynte erë dhe bënte ftohtë, deti sa shkelëm këmbën në rërë u tërhoq si qëngj i përkulur, i përkëdhelur me kurrizin e bardhë të dallgëve. Ne trokitëm në portat e medhaja të kështjellës dhe rojet dhanë lajmin e mbrritjes së nënës. Portat u hapën, buritë u dëgjuan deri larg. Zjarret u ndezën dhe qyteti u kthye në feste. U prenë qingja, u futën në hell, muzika vazhdojë gjithë natën. Bija ime ishte bërë më e bukur se me parë, dhe ishte shtatzane.Sytë mu mbushën me lot, fisi i Dardaneve do kishte tani lindje të tjera…

Atë natë fjeta pranë vajzës sime. Mu duk se u ringjalla dhe, do rifilloja një jetë tjetër.Ajo më pyeste për vëllezrit, por unë nuk i flisja, dukej se kishte mall, vetëm i përkëdhelja flokët e gjatë, të verdhë dhe të bukur si të Helenës së Trojës.

– Mama, më tha, kalorësin e dërgova unë që të të marrë.

Unë e putha në ballë dhe i vura gishtat e dorës mbi sytë e bukur.

– Ne duhet të ikim që këtu, nënë, kjo mbretëri nuk është jona. Ne duhet të luftojmë për mbretërinë tonë, ta bëjmë atë të madhe, të fortë. Këtu unë vdes çdo ditë nga pak, pa trojet e mia, pa babanë, pa vëllezrit.

– Tani je shtatzanë, nuk ke ku të ikësh!

– Fëmija nuk është i mbretit, por i kalorësit dardan që të pruri, ai natën bëhet zog dhe vjen nga dritarja nënë, e me pas kthehet në trim e burrë në shtratin tim.

Unë mbeta, trupi më dridhej e më mërreshin mëntë.

Plaka e nxori deri këtu të gjithë frymën dhe degët e pemëve u larguan, lulet u qetësuan nga lëkundjet, shushurima e uli forcën e saj. Mori përsëri frymë thellë sikur donte të përpinte të gjithë malet, luginat, pemët, të mbjellat e arave dhe vazhdoi:

– Një natë më pas, Princesha natën von po krihte flokët e gjatë pranë dritares dhe po këndonte:

*

Edhe pak dhe do bjerë nata,

Mbi lugina, e pranë shtëpisë.

Ne do të marrim malet e larta,

Për ti vajtur pranë Dardanisë!

Lindu bir dhe lindu bijë,

Dhe për pushkë e për penë,

Që pemë e lirisë të mbijë,

Për fisin tim, e për atdhenë!

Unë dëgjoja këngën dhe vajin e saj e bija në ëndërrimet e trojeve të vëndlindjes.

Pas mesnate dëgjuam cicërimën e zogut e më pas pamë në dhomë luftëtarin. Ai kalojë nëpër shkallë me pishtar në dorë, e na bëri me shënjë. Rojet i kishte vënë në gjumë me aromën e temjamit, dhe hipëm mbi kuaj. Kur u hap porta e madhe e kalasë, tingëlluan zilet. U dha alarmi. Ne dolem jashtë dhe mbyllëm portën, e lidhëm që ata të vonoheshin, më pas, me revan mbi kuaj morëm rrugën e kthimit. Nuk vonojë shumë dhe një ushtri e tërë u nis pas nesh, morëm përpjetë malit të Olimpit. Sa kalonim një lëndinë mërrnim një luginë e me pas një mal. Por ata ishin më të shpejtë dhe po na afroheshin, fuqitë po më linin, nuk munda të kalëroja më. Qëndrova.

-Ecim më tha trimi!

-Nuk mundem, i thashë.

Ai i thirri Posedonin, perëndinë e detrave dhe ujrat rreth u kthyen në dallge pas nesh, zërat që na ndiqnin mbetën pas. Kalëronim një pjesë lugine kur ata u afruan përsëri.

Unë prapë qëndrova. Këtë herë trimi nuk më pyeti, por e dëgjova të thërriste, Atena…Atena ishte mbretëresha e luftrave dhe pashë se trokëllinë shpatat e vetëtinë e nxorën shkëndia nga përplasjet, thirrje e të vrarë nga ata që na ndiqnin.

Rruga u lërua. Ne po ngjiteshim më lart, por ata ishin shumë dhe të egërsuar, atëherë na arritën përsëri.Unë qëndrova dhe u thashë.

– Bijtë e mi, ju ikini dhe jepeni lajmin e mbërritjes në Dardaninë time, unë do qëndroj dhe do hidhem këtu te kjo humnerë, dhe pa e zgjatur më shumë u hodha, trupi e flokët mu kthyen në ujvarë, zëri në oshëtimë për ti treguar botës të vërtetën, për ti thënë se, dashuria e vërtetë është vetë jeta, prandaj dhe ime bijë është kthyer në legjendë dhe shëtit këtyre maleve të Olimpit, për ti treguar botës se dashuria e vërtetë nuk vdes, por kthehet në këngë dhe këndohet në breza.

Heshtje, ujvara u kthye në rrjedhën e mëparshme normale ritmike dhe, nën dritën e diellit të pranverës dukej si një ylber që çplekste gërshetat.Plaka humbi, ndërsa zërat e të dashuruarve mbi kalë i dëgjoja ende. Hapa sytë dhe u thirra:

“Ejjjj…ejjjjjjjjjjjj u lutem më prisni dhe mua!

Ata qëndruan, ndërsa lugina oshëtinte në melodi nga erërat qe vinin nga larg. Më ngjante vetja sikur isha brënda një fyelli gjigant, që me frymën që vinte nga malet e Korabit, sillte dhe mërrte legjendën nga duart e mia.

***

 

* Litohori është një qytezë e lashtë në greqinë veriore, pranë vëndlindjes së Aleksandrit të madh…në këtë vënd flitej në shekuj gjuha Pellazge,Ilire e me pas ajo Shqipe.

 

– shënim i autorit

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s