Poezi nga Fatbardha Xhani Myslimaj

 

Fatbardha Xhani myslimaj

Poezi nga Fatbardha Xhani Myslimaj

 

 

UNË DO TË KUDESEM QË TI TË JESH MIRË                                                                                                                                       

 

Ti mos u lodh të kuptosh

ku qëndron sekreti im.

Unë nuk jam e bukur

format e mia i përsos lëvizja…

 

Kur unë filloj të tregoj,

ti mendon, uf ç’ gënjeshtra?!

Unë them qielli është në krahët e mi

hapësira është në sytë e mi,

e ardhmja është në hapin tim…

 

Dëgjo se çdo të të them tani:

pranvera është në frymën time

hape gojën të të jap jetë

Vjeshta është në buzët e mia

lermë të të thith nektarin

e të marresh mjaltin

curril në harrimin e çastit tonë…

 

Unë jam një grua

mos u lodh duke menduar

se çfarë të tjerët shohin në mua.

Ata përpiqen aq shumë,

por nuk mund të prekin misterin tim

preke ti,

të lutem…

 

Ata nuk mund ta shohin

dritën e ninëzës time

pas prekjes së diellit tënd

është dritë që dhëmb…

 

Unë vetëm Ty ta them

Vetëm Ty ta tregoj!

 

Ti shiko harqet e ylberëve

mbrapa breshërit tim

diellin e buzëqeshjeve të mia,

udhëtimin e gjinjve të mi,

Hirin e stilit tim…

 

Tani ti mund ta kuptosh

pse koka ime nuk është ulur.

sepse unë nuk shaj

unë hesht kur duhet të flas me zë të lartë

të egër

të vërtetë..

hesht dhe gumëzhij si erë e gjelbër!

 

Kur me ndjek

Kur më sheh mua duke kaluar thjeshtësisht

pa bujë

pa kreni boshe

kjo duhet të bëjë që ti të ndjehesh krenar…

 

Unë të lutem

beso gjurmën që lë këmba ime,

përkedhel hijen e flokëve të mi

lëri gishtërinjtë e tu

në pëllëmbën e dorës time…

 

Unë jam grua

unë do të kujdesem që ti të jesh mirë

edhe sikur zemrën

të ma bësh thërrime…

 

 

 

TRI PYETJE NJË PËRGJIGJE

 

Ti mbremje pse bie kaq e purpurt

Ti erë pse prek ëmbël ëndrrat e mia

Ti diell pse zhytesh ngadalë duke u lutur…

Po vjen pranvera, më prek dashuria!!

 

 

 

EKZISTON

 

Në detin që luan me dallgët

Në ajrin që luan me retë

Në besën që lidhet tek fjalët

Ekziston dashuria e vërtetë…

 

Në shiun që tokën e ngin

Në hënën që ngrin nëpër retë

Në diellin që verbon pasigurinë

Ekziston dashuria e vërtetë…

 

Në gonxhen që ëmbël lulëzon

Në lulen që dridhet nën vesë

Në aromën që bletën tërbon

Ekziston dashuria e vërtetë…

 

Dhe kur unë do të kem ikur

Kur Bardha kujtim do të jetë

Në këto vargje lotëndritur

Do ekzistoje dashuria e vërtetë…

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s