Poezi nga Lek Gjoka

 

lek gjoka

Poezi nga Lek Gjoka

 

 

Fluturim ndjenjash

 

Në aeroplanin jetësor
shpirtërisht u nisa në udhëtim
dridhen n ‘qiell retë e bardha borë
e me shiun lotojnë me shqetësim !.

Sa vite jete fluturuan me mua
sa here ndjenjat mu helmatisen
prapa n’ vendlindje loton ai përrua
e me tinguj dhimbje m’ kujton nisjen !.

Në aeroplanin jetësor të mërgimit
ndjenjat përsëri po udhëtojnë
por po na hodhën n ‘erë udhën e kthimit
çdo qelizë ndjenjash do t ‘na helmojnë !..

 

 

 

Përplasje ndenjash mbi tastjeren e kompjuterit !…

 

Përplasje ndienjash mbi tastjeren e kompjuterit
shtrëngata shpirtërorë vrapojnë nëpër vena
ëndrrat në bjeshken e ëndrrave fltuturojnë pa u ngutur
vallë çfarë horugeni vajzëror po te lajmëron ndienja ?!

E di ca tonelata heshteje rrëshqasin nxitimthi
zhurma e Tiranës ia këputi ca shkelma mërzisë
vajzë lëre enigmën në shtratin e heshtjes së ëndërrimit
e me çelsin shpirtëror hapja portën e epsheve vajzërisë !

Një jete larg do të flasesh me valët e detit
kur dielli fytyrë qeshur të gjuante me rreze puthjesh
por prape do të flisje me djalin-ëndërr të kurbetit
dhe të shijosh në pafundësi atë ëmbelsi të pashtershme buzësh !

Përplasje ndienjash mbi tastjeren e kompjuterit
male enigmë e vetetima frike të shpërthejnë çdo çast
mërzija zgërdhiqet e i jep ca shuplaka gjumit
dhe enigma bleu një pasaportë me vizë mërgimi pa cak !.

 

 

 

Kur shpirti dhemb…

 

Kur shpirti dhemb
një puthje e shëron përkohësisht
mërzinë e var në gem
buzëqeshja ju buzëqesh sërish !.

Kur shpirti dhemb
se fëmija s’do të hipi në trenin e jetës
dhimbjen asgjë nuk e tremb
dot s’e fsheh të vërteten !.

Kur shpirti dhemb
se ty Atdhe politikanet duan me t’varrosun
nuk kanë as gjak, as fe, them përnjëmend
dhimbja nuk ka të sosur !.

Kur shpirti dhemb
mjekimin shoh te ti Rini
se diktaturat keni shemb
Atdheun e shtrëngoni fort në gji !..

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s