Poezi nga Dëshira Haxhi

Deshira Haxi - 1

Poezi nga Dëshira Haxhi

 

 

Si dridhërimë !

 

Vetëm një herë të vetme të pashë

në agimin e ri nuk ishe më aty

të rrahurat e zemrës, s’ po më lënë

e sytë më shuhen te i njëjti yll.

 

Flokët e pakrehura asaj errësire

i ngjanin një peisazhi të ngrirë

Ndërkohë, vazhdon akoma të jetosh

mbi buzët e mia…si dridhërimë !

 

Dhe unë vazhdoj të endem nëpër natë

kur gjithçka ndalet të marrë frymë…

Ndoshta, Ti endesh bashkë me marrëzinë

por dije ai shteg  s’ të çon yllësisë…

 

…ngatërruhu më mirë vargjeve të mi!

 

 

 

Shtegëtimesh…

 

A e dι, që dhe unë jam njeri

ngatërrohem dhe me perënditë?

E kam edhe unë një qiell,

të derdh lotët e stuhitë …

 

Ka kohë që kalëroj vetëtimash,

askush s’ më ka thënë një fjalë

shtegëtoj dhe sot mjegullnajash

e shkruaj vargje si e marrë…

 

E mos më thuaj që s’ të thashë

më humbi dhe vargu i fundit

qiellit iku e ikte nëpër natë

endesh si ajo kometë e shuar.

 

por kaloi e mori një shkrepëtmë

me thanë se të ngjante kaq shumë !

 

 

 

Elegancë injoranti.

 

Ti që sqepin dot se mbyll

llomotit natë e ditë

duke grryer zhurmë e heshtje

ç ‘peshë mund të të ketë fjala ?!

 

Ti që strukur rri përgjon

nën lekurën e gjarprit

ç’ farë mendon se bën kasollesh

mos të duket vetja dhelpër ?!

 

Cili je ti more burrë

s’ të ulet askush në gjunjë

akoma… nuk ta kanë thënë!

je i larë me pështymë

 

 

 

Të zgjodhën Poet !

 

Mbrëmjesh,

kur kthehesh në shtëpi ,

pena  të gërvish  mendjen

e pikturon statujash, trupat e zhveshura.

 

Dhe kështu,

si në një hakmarrësi të maskuar,

mendimet të fluturojnë ngutshëm,

e bojrat të derdhen statujave të gurta .

 

Mes lotëve të tu

harruar e vetmuar peshpëritjesh,

herë noton, herë mbytesh…

Dhe ti vet e di, ke ardhur për tu thyer.

 

Lakohesh,

rrokjesh e fjalëve të pathëna

kane filluar të fyejnë mëkatet e tua .

 

Të zgjodhën Poet,

për t’iu njohur njerëzve

botën e panjohur rrugëve të kërkuara!

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s