Thekse vlerësimi për romanin “Zonja me të kuqe” të Majlinda Nana Rama / Nga Dan Kosumi ( Shkëputur nga Me Arteka )

 

Thekse vlerësimi për romanin “Zonja me të kuqe” të Majlinda Nana Rama

 

 

dan kosumi

Nga Dan Kosumi

 

( Shkëputur nga Me Arteka )

http://www.mearteka.net/kritike/thekse-vleresimi-per-romanin-zonja-me-te-kuqe-te-majlinda-nana-rama-dan-kosumi/

 

 

Romani “ Zonja me të kuqe” promovohet në Europë… ( përgatitur nga Dan Kosumi)

 

“Zonja me të kuqe” troket në auditorët e lexuesit në disa shtete të Evropës. Më i fundit ka qenë ai në Zyrih të Zvicrës, një organizim në ambientet e Ambasadës së Kosovës atje. Shukrije Ramadani, drejtore e Qendrës Kulturore të Kosovës në Zyrih, përshendeti të pranishmit, ndërsa shprehu kënaqësinë që komuniteti kulturor në Zvicër, gjithnjë e më shumë, po shfaq shenjat e organizimeve të mirëfillta kulturore e letrare.

Për romanin “Zonja me të kuqe” referoi Ambasadori i Kosovës në Bern – Zvicër, Mustafë Xhemaili, i cili vlerësoi lart vlerat letrare e artistike që mbart ky roman, e po kështu edhe temën që trajton.

 

 

majlinda

 

“Është një roman që mbart vlera letrare e artistike, ku autorja e tij na shfaqet se ka ndërtuar me mjeshtëri qoftë temën e marrë në shqyrtim, qoftë edhe mënyrën se si ka depërtuar te situatat e gjendjet e ndryshme të romanit”, – ka thënë midis të tjerash Xhemaili, i cili ka bërë një analizë të gjatë të romanit, duke u ndalur edhe tek detajet, si gjuha dhe mjetet e përdorura.

 

Në fjalën e paraqitur të akademikut Ali Aliu, ky i fundit, ndër të tjerash shprehej se Autorja Majlinda Nana Rama ka shtruar tashmë një udhë të përgjegjshme, serioze e konstante në letërsinë shqipe.

“Ky roman sjell dashurinë, krizën e vlerave, në radhë të parë atyre shpirtërore, morale dhe, megjithëse në prapavijë, paraqitet në mënyrë korrekte, përditshmëria e një kombi jo imun nga merimangat mafioze, të pleksura e pajisura me pushtet…Romani elegant “Zonja me të kuqe” karakterizohet nga një stil i veçantë romanor, me tërësi refleksesh e tematikash të gjera, ndërsa shkrimtarja, Majlinda Rama mbetet, padyshim, zëri më përfaqësues në letrat shqipe të kësaj gjenerate, i cila dëshmon penë të mprehtë, talent dhe kulturë të gjerë letrare e krijuese”.

 

Shkrimtari Muharrem Blakaj u shpreh se ky roman, edhe pse i referohet kohës së lirisë, ka brenda mbylljen, terrin, ndrydhjen, shpërfytyrimin.

 

 

12919280_1105383359492267_843367882_n-300x259

 

“Romani “Zonja me të kuqe” është kohë lirie, kohë demokracie. Në skenë shihet shoqëri e lumtur… sikur edhe përjetohet e tillë. Po, prapaskena si është? Përjetohet e tillë? Jo. Prapaskena është e mugët, e turbullt, shpërfillëse… pak kush e sheh. Një skenë të ngjashme, dikur motit, në rrugët e qytetit, e kishte parë Migjeni, por ai nuk kishte tentuar ta shpëtonte nga fati i saj i mjerë, “valltaren e natës” sikur kishte bërë kryeprotagonisti i romanit  “Zonja me të kuqe”.  Dhe pikërisht, shkrimtarja jonë e nderuar, zonja Majlinda Nana Rama, e sheh, e prekë dhe e ndjenë këtë mjerim brenda shoqërisë, që të tjerët, shpërfillshëm kalojnë pranë dhe nuk e shohin”, -është shprehur Blakaj në fjalën e  tij.

 

Ministri Këshilltar në Konsullatën e Kosovës në  Zyrih, Islam Spahiu u shpreh i impresionuar, nga trajtimi që i bëhet femrës, si një gjini e brishtë që, ende ka nevojë, të gjejë veten në shoqëri. Duke përgëzuar autoren, Spahija u shpreh se ishte lexues i rregulltë i veprave të saj, pas promovimit të mëparshëm në Zyrih të romanit “Perandorët”.

Mediat vendase u shprehën se “Majlinda Nana Rama ndonëse e re në moshë, është bërë emër i njohur në letrat shqipe. Fituesja  e shumë çmimeve kombëtare e ndërkombëtare erdhi enkas nga Tirana për të komunikuar me lexuesit e saj këtu…”

Më herët, romani “Zonja me të kuqe” është promovuar në Gjermani, Austri, Maqedoni etj.

Jasmina e romanit “Zonja me të kuqe” është rasti më flagrant i fatit të nëpërkëmbur të një gruaje, e cila nuk shihet përtej pamjes së leckosur. Për këdo ajo mund të jetë një lypëse, një varfanjake dhe as më shumë e as më pak sesa një e çmendur. Por, në gjithë këtë zallamahi etjesh për të poshtëruar një qenie të pambrojtur, shfaqet një burrë, një njeri që merr përmasat e mbi Himalajeve, që kapërcen telin me gjemba të paragjykimit të thellë shoqëror dhe depërton në thellësi të kësaj krijese. Ai i zbulon gurë më gurë, thesaret e një bote pa mbarim… dhe imagjinoni… të botës së flakur tej, të botës së lënë në rrugë, të botës së vrarë çdo ditë, të botës pa ëndrra. Ky është superburri, një kryeprokuror që i dëshmon botës mbarë se vlerat ndër burra ekzistojnë. Një romancë dashurie në përmasa të ethshme mes Jasminës dhe Iliazit e sjellë, në këtë roman, rracën njerëzore në dimensione të tjera, me vlera dhe jovlera, që ka një start dualiteti zemër-arsye, por që prodhon drama dhe jo vetëm.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s