AS QË MË PYETI DIKUSH / Prozë poetike nga libri”Fjetëm njëqind shekuj” i autorit Adem Zaplluzha.

AS QË MË PYETI DIKUSH

 

 

adem

Prozë poetike nga libri”Fjetëm njëqind shekuj” i autorit Adem Zaplluzha.

 

 

Nuk erdha në mesin e juaj pse doja të jem me ju, ishte një ditë e portokalltë kur më sollën këtu,shakullina i binte kavallit, dëgjohej një melodi si të ishte e brymtë,binte edhe një shi e zezë . Më duket se atë ditë qante qielli, qanin edhe lisat, rrëke lotësh derdheshin mbi degët e mjegullave të ngarkuara nga dëbora e kuqe.

Kështu thonë dhe duhet të besojmë, atë ditë kishte reshur një dëborë e kuqe, dëbora që i përngjante gjakut, mos vallë kanë luftuar yjet ose meteorët që këputen kaq lehtë nga kujtimet e mjegullave.

Ishte dita e parë e shkurtit, thonë se përherë në shkurt bënë acar, kurse kësaj radhe ishte ditë me shi të acartë, me stërkalat e shiut përzihej edhe dëbora, binte shtëllunga, shtëllunga që ia zinte frymën ajrit të atij mëngjesi të akullt.

Në mesin e juaj më sollën mu ata që nuk patën guxim dhe zemër që ta shohin lakuriq trishtimin, ose njerëz që ishin ngopur me trishtimin e jetës.

Deshën që çdo gjë në jetë të ndajnë me mua, çdo prekje të ajrit të thatë dhe shiut të acartë ta fusin në shpirtin tim.

Dhe e futën, andaj më sollën këtu jo me dëshirën time por thjeshtë për epshin e hingëllimës, as që më pyeti dikush kur më gjuajtën diku në cep të dhomës ku flinin edhe kandrat. Po ju them ishte koha me shi , kohë e përshtatshme për zhvillimin e insekteve me një ose dyzetë këmbë. Kur njeriu kupton se i përngjan insekteve, fillon edhe ashtu të sillet si insektet, herë i imiton ato insekte parazitë e herë ato insekte që nuk i përngjajnë as këtyre që nuk janë parazitë.

Dikur vonë kuptove prej të tjerëve se ishte një sterrë e madhe, kishin ikur edhe yjet prej qiellit, ajo natë lakuriqe si e lindjes sime akoma po më përcjell në jetë me një lakuriqësi të paparë, edhe gurtë më duken lakuriq si ndjenja e ime që nuk lëshon rrënjë në asnjë vend.

Më duket se, mu në këtë mënyrë kanë ardhur njerëzit pa kurrfarë planifikimi që t’i ndajnë të gjitha ato trishtime nga të cilët ndiqen që nga lindja e deri më sot.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s