NJERIU I DY IKONAVE – fragment nga Kundraromani “Oazi qe mund Shkretinat” me autor Ton Zmalin . / Nga Petrit Zmali

 

12654277_1149345571742803_3153205491014110798_n

 

NJERIU I DY IKONAVE – fragment nga Kundraromani “Oazi qe mund Shkretinat” me autor Ton Zmalin .

 

Nga Petrit Zmali

 

Kur Jetoni u pranua ne kolegjin universitar “Zoja e Mire” dikush i tha se tan pamja , portreti, bota e brendshme dhe shikimi i ngjasonin natyralisht ikonave shejtnore…

Ne fillim Jetonit ju duk si nje perralle e bukur por nuk kaluan shum dite ,pa prit e pakujtue perralla filloj te behej realitet.

Profesori plak i ikonastikes e mori Jetonin ne studion e vet dhe filloi ta pikturonte ne pamje te kryqzueme mbi dy trare te gozhduem mbi njani tjetrin ne formen e kryqit …

Ky realizim ne portret dhe skulpture-ikone do te konkuronte ne komisionin ma te nalte te kohes per fytyren sa me njerezore te Jezusit .

Teksa po perqafonte ngulshem profesorin e vjeter , hijerande e fjalepak, nji rreke mendimesh te zjarreve te pashuara e te paprituna ja pushtuen trunin , duke i ndez dritat e fikuna te kujteses per kohen e hupun dhe gjurmet e saj krejt te padukshme…

Jetonit i ngjasonte sikur mbi trupin e tij po godisnin me gure e shkopinj turma te egra hakmarrese , vija me plaget e kuqe i ngjasonin sikur te ishin te verteta ,aqsa ne imazhet e fantazis andej-ktej i dukej se i rridhnin rreke gjaku …

 

 

ton zmali

Tom Zmali

 

Ai qe studenti qe ngriti zanin ne krye te gjithve kunder kulteve trushurdhe ne demostratat studentore qe kerkonin liri te vertete dhe te drejta njerezore …

Jetoni qe denue disa here per organizimin e rrevoltave dhe grevave.

Rrevolta e fundit u shtyp pa meshire nga forcat speciale te sigurimit te fshehte. Jetoni u vendos ne dhomen e fundit te izolimit qe komandohej nga skuadra speciale . Disa here e shtruan ne psikiatri dhe i banin ilaqe nga ma te randat e ma goditeset ne tru e psikoze per eleminimin e kujteses dhe dobesimin mendor…

Gjithe turturat ma barbare qe pillte mendja e hetuesve eksperimentoheshin mbi trupin dhe mendjen e tij …

Nen gjith kompleksin e ilaqeve e dhunes se pashoqe qe i banin cdo nate , ai ishte shnderrue ne gjysme njeri e gjysme kafshe …

E vetmja pjese e paburgoseshme ishin ndjenjat e shpirti fluturues i Jetonit qe udhtonte ne pafundesite e horizonteve hyjnore te mbijeteses fatale te barbarise njerezore .

Ate pak kohe te pashlyeshme ne auditoret e dijes ai pati simpatizue Aferditen, nji vajze energjike , vertet drite e yll bukurie .

Diten kur e denuan Jetonin e dashtun te saj ajo pati deklarue ne sallen e gjygjit se do ishte perjetesisht besnike e andrrave te perbashketa te thuruna midis tyne per te ardhmen e jetes.

Ajo pati kerkue drejtesi , por prokurori i ktheu pergjigje te eger duke shpall bashkefajsine e saj qe synonte edhe burgosjen e saj qofte edhe me deshmitare te rreme.

Aferdita nuk priti, me ndihmen qe i dha Sosja e Gavigjajve , pa u gdhir dita u gjend te kroni i Zanave . Sosja i shpjegoj se ky ishte kroni e mrizi per te cilin , gjyshja u thoshte se Muja e Halili kishin takue Oret e Zanat e Maleve .

Me pak vonese Aferdita kaloj katundet e braktisuna,por gjithnji e me shum veshet i dukej se po i ushtonin e kumbonin elegjite e vajet e Ajkunes fantazme.

Ajo e kaloi pa asnje problem ate cak ortiqesh te rruges se veshtire , duke ndjekur rrjedhen e zallishtat e lumit te bardhe qe e drejtonin per ne manastirin e grave . Atje Aferdita do fillonte jeten e murgeshes ne manastirin e femrave qe ish ndertue mbi koken e nje guri te madh ne formen e nje kreshte mali rrokaqiell. Ajo ishte e bindun se kjo ishte e keqja me e vogel qe mund te zgjidhte ne ato kushte kur toka po i shembej cdo cast poshte kembeve . Per te mberritur deri atje Aferdita e Sosja kaluan perball malit te Zotave te lashtesive . Zeusin nuk e pane askund , por ato dalluan se ne listat e trasheguesve te tij ishin ekspozue edhe ftyrat e shemtueme te Buallit te madh , Korb Gjolit, Babatrushurdhit te pare .

Aferdites ju duk sikur pa me syte e saj nji njeri qorr picllipicak me koken ne forme dhelpre e trupin si zvarranik qe kryente nevojen e trashe mbi karriken luksoze te Zeusit …

Pas shembjes se murit te madh dhe rrezimit te permendores se dhunes se Trushurdhve ,

Aferdita besonte e andrronte se nje dite do ta gjente Jetonin e saj qe cdo dite e me shum e ndjente mungesen e tij , por per fatin e keq askund nuk i gjente gjurmet e hupuna…

Ne kete vorbull pa krye ku udhtonte Burgajeta e Hapsani , Aferdita e kishte te pamundur te gjente Jetonin te cilin e kerkonte me kambngulje natedite.

Kur Oazi i shpresave po shkonte drejt shterrimit , asaj I dukej sikur degjonte zanin e tij qe i thoshte dicka per besimin te dashnia , dicka per magjite e atij Oazi qe mund shkretinat , qe lind e rilind jeten e vertete .

Nji mbramje krejt rastesisht po kalonte te bodrumi ku kishte studion e vjeter profesori i ikonave . Dritat e ndezuna dhe biseda e njerezve i terhoqi vemendjen. Kur hapi deren e studios perballe me syte e saj ishte vendosur nje burre i gjate me pamje llahtaruese . Ne anen tjeter mbi telajo po skiconte profesori i ikonave, te cilin ajo nuk e kishte pare qe kur vinte me Jetonin per ikonen e Krishtit .

Vemendjen ja terhoqi pamja e shemtuar prej perbindeshi e modelit qe dukej krejt real e I pa maskuar . Profesori e sqaroi Aferditen se portreti qe po skiconte ishte profili i Luciferrit , djallit dhe paudhesive te tij . Modelin ma solli drejtori i burgut tha ai , por kam problem se syte e tij nuk mi shprehin aspak intrigat, hipokrizite e lajkat qe duhet te percjell ikona e kamufluar e shejtanit…Modeli asht memec, nuk flet … Qellimisht i kan demtue organet e te folurit. O Zot i madh, tha ajo , sa shum kan per te folur keta njerez pa goje …

Krejt rastesisht nji telefon e thirri profesorin e ikonave dhe u largua per tu rikthyer shpejt. Ne studio ata ngelen vetem ,ball per ball njani tjetrit. Cuditerisht ai filloj te kuptoje e te dyshoje se ajo ishte andrra e zemres se tij ,Aferdita me te cilen qe i dashuruar marrezisht . Jetoni theu heshtjen kur nxorri nga gjepi i brendshem nje bllok ne forme kalendari dhe ja dha Aferdites duke i ba me shenje memecerie qe ta lexonte.

Ajo hapi faqen e pare ku shkruhej titulli i nji libri”Oazi”…Poshte nji shenim dore i futur ne kllapa ( Ja kushtoj Aferdites sime , Jeton Mali ) Ajo mbeti e shtangun ,Jetonin qe aq shum e pati lyp tani e kishte para syve . Ai qe ne rinine e vet ishte model per Ikonen e Krishtit , tani mjerisht ishte shndrrue ne model per Luciferrin per vete djallin keqberes . Mos u cudit aspak shkroi ai ne nje cope leter se jeta e trushurdheve na solli kete ndeshkim qe brenda nji fytyre te mbijetojne Krishti e te fshihet vet djalli …

Ata u mbingarkuan me emocione te medha , por ajo qe e lumturoj pa mase Aferditen ishte e papritura qe ndigjoj me veshet e saj Jetonin qe prej shum vitesh nuk fliste, filloj te shqiptoje fjalen A…A…Afer…Afer…dita. Ata u hodhen mbi njeri tjetrin si adoleshenta, u perqafuan , u puthen e nuk largoheshin dot nga krahet e shoshoqit. Ai ndjeu mbi gjoksin e tij cicat e fryra te saja dhe buzet qe i ngjasonin me varken e Noas ne ringjalljen e shpresave e shpetimin e Botes se tij nga permbytja tragjike ..,

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s