Poezi nga Dashnor Selimi

 

dashnor selimi

Poezi nga Dashnor Selimi

 

  

Kronikë

 

Hijet filluan të zhvisheshin,

para një pishe që nusëronte.

Degët zgjatnin duart me halat e gjelbërta,

për të hapur shtegun e dritës.

Pika-pika dithirambet e shiut,

lagnin buzët e gjetheve,

nga dhimbja e prushtë.

Lulet, fshehur nëpër ferra,

kërcenin valsin e mbrëmjes.

 

 

 

Mes udhëve të jetës.

 

Ti je dashuria ime e vetme!

Mes gjithë udhëkryqeve të jetës,

takohen udhët t ona…

Kjo është e vërtetë:

Unë, ty nuk të humb!

Ti vetëm më gjen!…

 

 

 

Bukuria dridhej nën çarçaf

 

Sonte jam i vetëm…

Sa do të doja të vije në shtratin tim,

të bardhë, të bërë akull.

Ti më mungon,

më mungon drita, zjarri.

Nëpër pasqyrat e mureve,

përplasen vizatimet,

hijet e ftohta.

 

Ti erdhe…

Me ata gishta të butë,

më lëmove lëkurën time.

 

Bukuria dridhej nën çarçaf.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s