Poezi nga Lumo Kolleshi

 

lumo kolleshi

Poezi nga Lumo Kolleshi

 

 

Qirinjtë

 

I zi se i zi pusi i netëve,
Më zhytin me kovë të palidhur,
Si shpersë më vjen zëri i poetëve
E zjarrin i vë pëlhurës së shpifur.

Diku në një qoshe Naimi i hequr
Më ndez një qiri për të parë,
Migjeni mbyt kollën e tij të mekur:
„Pak dritë!“ e nata bëhet e bardhë.

Qirinjtë presin radhën për t’u shkrirë,
Këta ushtarë që luftojnë errësirën.
Plagët ua lidh sakaq me një rimë,
Në flakën e fundit më lënë lamtumirën.

I lodhur, me sytë raskapitur,
Vetvetes i kthehem si një bishë:
„Në meshën e së dielës nuk ke për të zbritur,
Shtëpinë tani e ke kthyer në kishë!“

Aty prapë rilind e më thotë Migjeni,
Të bëhem revoltë për dritë,
Poetët nuk kanë kurrë paqe me terrin,
Terrin veç ujqit e lutin përditë.

 

 

 

SIKUR

 

Po më pyetët prapë për fëmijërinë,
Ç´do të bëja po të kthehej dhe një herë,
Prapë do të ndiqja shqerrat në lëndinë,
Prapë do të bëhesha ketër nëpër pemë.

Mbrëmjesh do të rrija rojë e qiellit,
Cili yll do digjej atë natë,
Dimrit do të thyeja akull mes liqenit
E grackat do t´i ngrija pak më larg.

Sërish do ta ndiqja gjurmë pas gjurme
Vajzën që trazoi keqas atë moshë,
Kurorën do ta lidhja prapë me ato lule
E çapraz do flisja nëpër shokë.

Prapë do të nisja në fletore
Të hidhja metaforat aq të brishta,
Qemerin e ylberit ndër bregore
Do ta lidhja fort nëpër rrapishta

Po më pyetët prapë për fëmijërinë,
Ç´do të bëja, po të kthehej dhe një herë,
Ëndrrave do t’u bekoja prapë arratinë,
Netët do t’i lija mes yjesh si përherë.

 

 

 

Çast mes shi të kuq

 

Qenkan ndyrë edhe qiejt,

Shi të përbaltur po derdhin supeve tanë,

Në gjethësin e ri,

Mbi rrugë e mbi çati.

Sytë gati sa s’ m’ u çanë,

Tek shihnin të përbaltur të nusëruarën qershi.

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s