Poezi nga Ollga Selmani

Ollga Selmani

Poezi nga Ollga Selmani

 

 

 

I keni parë

 

Vetëm erërat, e dinë ç’është pritja,

se në fakt, ato në thelb, janë të qeta.

Janë fllade deti buzëmbrëmjesh,

të lindura nga përkëdhelja.

 

Po kur mungesash, vdiset shpirti,

ato s’durojnë, kërkojnë shpëtimin.

I keni parë kur marrosen,

atëherë, kur nuk mban më zemërimi ?!

 

 

 

Kërkojnë vendbanim

 

Mendimet e mia, kërkojnë parqe të qeta,

aty ku qetësia është në përsosmëri.

Ti je lis, këtyre anëve dhe unë

jam lianë, në këtë pyll.

 

Marim e japim, nga jetët tona.

Mundohemi të krijojmë pa fund, harmoni.

Në këtë paqe të pazakontë,

mendimet e mia, kërkojnë vendbanim.

 

 

 

E thjeshtë

 

Fillimi i ditës çfaqet i përgjumur.

Drita e puth lehtë qytetin, në zgjim.

Sikur s’do t’i prish ëndërrat e tij,

krejtë i pazhurmëshëm ky agim.

 

Celen portat e tërë qytetit.

Zbriten shkallët nji nga nji.

Ditë e zakonshme, njerëz të zakonshëm.

E thjeshtë, gjithëçka, si çdo fillim.

 

 

 

Do të njoh

 

Më pas, mund të ndodh, të humbim udhët.

Në rrugët e ngushta, ndodh që s’ecet bashkë.

Do të mbetemi vetëm udhëtimesh.

Do t’i lemë, në heshtje, të qeshurat dhe shakatë.

 

Pastaj, në ke ndryshuar ndër mote,

ta dish, ca gjëra, nuk humbin aspak.

Thonë, se humbjet e zbukurojnë njerinë.

Do të njoh patjetër edhe nga shakatë .

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s