Poezi nga Seti Vladi

seti Vladi- 3

Poezi nga Seti Vladi

 

 

GJURMË MALLI

 

Shpesh, malli në krahët e tij më pushton ,
më çon udhëve të fëmijërisē …
duke ndjekur xixëllonja e mollakuqe
fushave ku ndrisnin ,
rrugëve me kalldrëme
ku shpesh herë dhe gjunjët vrisnim.

Ndjej ,
aromën e dheut e të gurëve ,
të luleve e jargavaneve n’oborrin e shtëpisë ,
të ftoit , blirit e të drurëve ,
pjergullën ledhatare rreth plepit përdredhur ,
ujin e ftohtë te pusit tek prehet ,
gëzimin e lojërave me litar e kukafshehtas ,
bardhësinë e moshës që më nuk kthehet.

Petale çel malli në degët e kujtesës ,
oborri spërkatur me aromë trëndafilash ,
me penelata verore, me bujaritë e vjeshtës ,
veshur me fllade netët zhurmonin ,
me të ëmblat melodi , cicërima bilbilash ,
botën e përgjumur me këngë e zgjonim.

Nndizej qielli me yje praruar ,
në qetësinë e tij olimpike sodiste ,
në gjoks përqafuar nga medalion i hënës ,
me dritën e artë nga lart na sodiste.

E ulur në prehrin magjik të mbrëmjes ,
i bie qark rrugëve të vendlindjes …
rrugëve të mia që më rritën ,
shamibardhat e skamjes
për dore më morën ,
më përcollën e më pritën…

E përmallur ndaloj tek bangat shkollore ,
si tufa pëllumbash imazhet kalojnë ,
si kënga e valëve vijnë qeshjet gazmore ,
në tinguj melodish , në vargje fluturojnë.

Eci kudo mbi gjurmët e mia ,
ato si lule më çelin kujtimet ,
këndoj me to ylberet e moshës ,
si zogjtë në degët e blerta të drurit ,
eci me to, vrapoj nëpër vite ,
Si era përqafuar me kallëzat e grurit.
Gjurmët e mia të moshës së artë ,
mbi stiva librash i ngjitën katet ,
me épose heroike , me vargjet e zjarrtë ,
ndiznin dritat , zgjonin fatet.

Eh , ky malli im ,
gurgullimë shpirti …!
vetëtimthi kaloi andej si një vegim ,
në ato gjurmë ëndrrash ,
të lara mëngjeseve në agim.

Sërishmi ai më kthen ,
më sjell aty ,
ku bregu shekullor nga valët skalitet ,
mbrëmbja pikturon peizazhin e rrallë ,
shtëllunga e pulëbardhave mbi valë kolovitet ,
ku dielli zbret shkallët ,
puth detin në ballē.

 

 

 

BIJA E DJALLIT

 

Bashkë me globin rrotullohet njerëzimi ,
dijet , kulturat , idet’ e dashuritë ,
mrekullit’ e botës , lindja – perëndimi ,
bashkë me to ecin edhe ligësitë.

Ligësia , një helm në shpirtëra të mjer’ ,
brumi i ” Ferrit ” që Dante e krijoi ,
pa dritë e diell , pa fytyrë e nder ,
me mollën e Adamit mëkatet filloi.

Një kujë e vajtim që sjell psherëtima ,
bija e djallit , pjellë e ligësive ,
mbulon me maska , rrufe e vetëtima ,
një Kal’ Troje , një Holokaust i mizorive.

Edhe korbi nga shpendët katran i zi ,
më shumë ndrit se ligësia që mbyt ,
dhe gjarpëri nën gur , tinëzar në pusi ,
besën e të ligut , litar e ka në fyt.

Akullnajat polare mbi detet acar ,
më të ngrohta jan’ se Serbrenic’ e lotuar ,
fush’ betejat mbushur me viktima të vrar’
më pak dhembje se miliona të helmuar.

Suferinat e egra që zbresin pa prit ,
fllade ato bëhen kur korbat shembin urat ,
shkretëtira në zheg që djeg e zhurit ,
duket Amazon’ nga U.S.A. pa dy kullat.

Ligësia kudo, bren e ngre folé ,
mund ta kemi dhe këmishën e trupit ,
pastaj nxjerr kokën e gjuan me bataré ,
duke vulosur dhe shpirtin e turpit.

Me kollanin ngjeshur në prita ngujuar ,
kobra e skutave me gjëmat mortore ,
hidhet kamikaze në fushat lulëzuar ,
këput degë pranvere , jetë engjëllore.

Ligësia err dritën e shpirtit të larë ,
ylberin e ëndrrave , dashurinë e gjirit ,
thanë lumenj e dete , kroje e ujëvarë ,
kallkan i bën verat , qeshjet e syrit.

Një poligon zjarri që vret dashuri ,
një predhë errësire , pa rreze drite ,
gërmon e shpon shpirti i saj i zi ,
si krimbi në gur, në shekuj e vite …

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s