Poezi nga Dhimitër Nica

dhimiter nica 1

Poezi nga Dhimitër Nica

 

 

DASHURI E PËRJETSHME

 

Ata ishin aq të dashuruar,
sa u zhveshën bashkë me vjeshtën,
ashtu dalëngadalë…
Bën dashuri të thellë…
Çdo skut e shpirtit,
nxirrte flakë, digjej zjarr…

Ata s’i kërcënoi dot dimri,
(megjithëse të zhveshur)
s’i kërcënuan ditët me borë e acar…
Kështu i gjeti pranvera
dhe filloi t’i vishte dalëngadalë,
me ngjyra të ëmbla,
me trendafila të kuq,
me trendafila të bardhë..

 

 

 

RIKUEM MARSI

 

Marsi po iken me te keq
me ftohje e ngrohje plot lageshtire,
na mori me vete ca pleq
e na solli me lulet ca femije.

Zogjte po nderrojne klimen
mbi catite tona rigjejne folete,
une bashkoj petalet me rimen
e thur kurore per stinen e blerte.

Dimri qe iku na shtoi ca rrudha,
pranvera qe vjen po i ndreq me dore,
ca muratore shtrojne pllaka te rruga
ca zogje ne nje pjergull po bejne humor…

Marsi krahegjate eshte ne te dale
me arome shiu po hyn dhe prilli,
ne zgjoet e thella te syve tane
po kerkon e don fole bilbili.

 

 

 

TRANSFORMIM…

 

Kur isha i vogël në moshën e tim biri,
në modë kishim opingat “breshka” me tela.
Opinga llastiku ku në dimër këmbët ngrinin
e në verë i ruaja si rrelike,
se im atë nuk më blinte dot të tjera…

Qethesha një herë a dy herë në vit,
më qethte gjyshja ime e mirë.
Vetëm kur flokët më bëheshin si iriq,
më qethte me gërshërët e dhënve
e më thoshte:”të bëhesh si dashi me brirë…”

Unë kënaqesha thellë në shpirt
e fjalët e gjyshes i besoja me rrënjë.
Ajo qe e zonja, mbante mbi tridhjetë shpirt,
me larje, me shplarje, me pirje e ngrënie
e të gjithë e donim, si nënë përmbi nënë.

Sot im bir po rritet i vetëm në Selanik,
pa patur afër mallin e syrin e gjyshërve.
E ndërron modën e vishet si ashik,
ndërsa me berberin ka gjetur karar,
se ndërron kurrë dhe i jep dyfish…

Eh, sikur t’i jepja gjyshes sime edhe unë,
qoftë një frangë të vetme, atëherë natyrisht!
Për të gjitha rrudhat,për duart e zëna me punë,
sot do isha shumë herë më i qetë në shpirt…

 

 

 

NE DHE ATA

 

Kur vargjet do rrinë mirë dhe ëmbël,
si rrobat e tua me shije në trup,
unë s’dua të më shohësh shtrembër
e të ndjesh për to, sadopak turp.

Shokët në kurbet mblodhën ca para,
ngritën me to vila e pallate,
të gjitha i shitën,i dhanë me qera,
ndërsa vet rronin në qerpiça balte…

Ne s’bëm dot lekë,s’bëm as para,
por dimë që njeri s’na ka ngrënë hakun!
Dimë që jetuam më mirë se ata
dhe jetën e bëm si tenxherja me kapakun.

 

Marrë nga libri në proçes botimi “Të gjitha lulet kanë emrin tënd”

 

 

 

HYRË E QESHUR…

 

Troket.Hyrë,hyrë e qeshur,
hyrë e çelur ti në zemrën time,
si pranvera me petale veshur
si rrezet që sjellin dritën në agime.

Ti vjen.Nga vjen është puna jote,
mua më pëlqen që vjen te unë!
Më vonë më trego se ç’hoqe
me ëndrrat që doje aq shumë…

Tani vetëm shplodhu!
Shplodhu pa e vrarë mendjen hiç,
kemi kohë për ëndrrën e lodhur,
foleja po të pret lart mbi qerpik…

 

Marrë nga libri në proçes botimi ” Të gjitha lulet kanë emrin tënd”

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s