Poezi nga Vasil Tabaku

 

Vasil Tabaku -1

Poezi nga Vasil Tabaku

 

 

TRAGJEDI TË NGURTËSUARA

Në kuadër të masakrës së 2 Prillit në Shkodër

 

Shqipëri
dhimbje e dimërt
e shpirtit tim.
Dimërzuar dimërisht
hesht
në cep të shekullit të ri.
Nëpër zërin tim
rrokullisen gurë
si tragjedi të ngurtësuara
nën një qiell klithmash…

Sa larg
sa thellë
sa e dhimbshme
paska qenë LIRIA…
Fjalën
dhe frymën
dritën
dhe zërin
këngën
dhe ajrin
dashurinë
dhe shpresën
gjakun
dhe jetën
jetën

dhe përtej jetën
të gjitha
gjithçka
u bënë gurë dhe drurë
pemë dhe lum
u bënë male të ngrënë nga dhimbja…

Trupi ynë i brishtë
supzhveshur
lagur prej shirave
kafshuar ujqërisht
lëkundur mes jetës dhe vdekjes…
Shtati ynë
i ndarë përgjysmë
copëtuar
mbi rrënojat e kontinentit të vjetër
ashtu si sythat
në trungun e pemës
kërkon të rilind…
Mbi copëza tragjedish të ngurtësuara
mbi troje tradhtish rrëshqitëse
mbi buzëqeshe vrasëse
mbi fjalë të gjymtuara…

Mbi dhimbjen
mbi hirin e zjarreve të egër
mbi heshtjen vrasëse
do të ribëhet gjithçka
gjithçka do të rilind..

 

 

 

PËRTEJ PRITJES

 

Veshur me buzëqeshje
sikur mbi supe
të kishe hedhur
pelerinën e argjendtë të hënës…
Dhe Bota…
luante me luftërat
dashuritë
puthnin vdekjen
në buzët e ftohta.
Liria ishte kryefjala e ditës
ishin mbaruar fjalët
kufoma këngësh
ndërtonin qytetin e heshtjes
Vendi im
përmes plagësh
përshëndeste
dritën që zbriste nga qiejt.
Me litar rrufesh
sa i gjatë ky tranzicion
kjo pritje e thinjur shpresash
mbi krah zogjsh të uritur…
Oh tepër e gjatë
pritja përtej pritjes…

 

 

 

PENGU I FJALËS….

 

Se gjithmonë ka një peng
Një fjalë e pathënë
Në humnerat e shpirti
Ku vajtojnë
Ëndërrat e plagosura
Është një fjalë,
Një klithmë
Të cilën asnjëherë
Nuk do ta dëgjoni të flas,
Është një fjalë gjallëevdekur
Një dhimbjë
Ende e palindur
Një dashuri ende e pashprehur,
Një puthje
E lënë në harrim
Në cep të buzëve gjysmëvdekur
Një buzëqshje e virgjër
Një vështrim
Ku bota digjet dhimbshëm
Ndërsa lulet
Qajnë
Për ngjyrat e parflakura
Teksa japin shpirt…
Është një fjalë
Një belbëzim
që kurrë nuk ja dëgjuat zërin
nuk ja ndjet fërfërimën e frymës
një fjalë
një udhëtare e përjetëshme imja
me fytyrën prej heshtjej
dhe buzët prej zjarri
ku në fhshetëi të fshehtë
digjet përjetë dashuria …
Një fjalë e pathënë,
e pafrymë, ë paemër…
Një fjalë peng i pengjeve të mia…

 

 

 

PREJ AJËRI

 

Kaltërsi dhe qiell
Diell dhe dritë
Frymë dashurishë
Puthje petalesh pafund
Më jep ti
vajzë e bukur prej ajëri
Më dhuron gjicka që ke
Tër thesaret
e shpirtit tënd prej femre
Puthjen e ngrohtë
Afsh dhe zjarr perëndish
Më mbështjell
rreth vetes gjithë magji
Vetveten
më dhuron në heshtje
Gjithë Botën
më bënë të ndjej
Teka mbutem në sytë e thellë…
Ti përherë e tejdukëshme
E pafajshme si një fëmijë
Vetëm dhuronë
me përkushtim dashuri
Sa shumë jep, sa shumë
Dhe asnjëherë
nuk kërkon asgjë
Teksa e ajrët si fryma
Më jep jetë,
më jep zjarr dhe dritë
Më shëndrron të tërin në njeri…

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s