MË RIKTHENI VETEN TIME / Poezi nga Miltiadh Davidhi

 

Miltiadh davidhi

Poezi nga Miltiadh Davidhi

 

 

MË RIKTHENI VETEN TIME

 

Harruar kam veten,
Në një pemë mani,fiku,kumbulle,
Molle e hardhie,
Ngecur këmbën në një bigaçe,
E i varur me kokën poshtë
Duke pritur dikush të më shpëtojë,
Braktisur prej cicërimave,
E fjalët e erës,si një frut ajri
I mbetur pa hijen
E përkëdheljen e gjetheve,
Ndonse ende fytyra pasqyrohet,
Mbytet e shfaqet
Në ujëra që rrjdhin e gjethe që bien prej kujtimeve.

Harruar kam veten në fèmijèri
Nè duart e nënës
E sytë e qeshur të babës,
Që tashmë treten arkivoleve.
Vrapoi për t’i takuar e parë
E s’mundem t’i arrij,
T’i gjej, e t’i shoh,e jo më t’i dëgjoj,
T’u flas e t’i pushtoj me mall,
Se qivuret e varreve
Janë kapak qiejsh të rëndë
Dhe s’mundem më t’i hap,
E negativi i filmit
Është zhdukur nëpër kohë.

Njerëz,pemë,rrugë,zogj,fusha e fije bari,
Më riktheni sërish veten time!
Ajo s’është si një rrobë
Që si bën më trupit!
Si mund të jetoj e të vdes,
I mbetur nëpër kohë i pa zë?!

Eshtë më shumë se hija e trupit
Që s’duket në kohë me re e pa diell,
Vetja ime, jam unë,
Je ti fije bari,ëndërr,
Je ti qiell,që me mua ndër sy largohesh
Duke ma rrëmbyer përgjithnjë.
Një ditë do më duhet të udhëtoj
Ndër qiej pa kthim,
Si të udhëtoj pa të?!

 

Modena, dt.07.05.2015.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s