Poezi nga FELIX LUIS VIERA
KARTOLINË NGA KUBA
Dikush më dërgon një kartolinë nga atdheu im
dhe më thotë se atje qenka ende si në këtë kartolinë:
Është pamja e një femre të bukur me rroba banje,
që shëtit në një plazh pa fund.
Një femër që për tre dollarë ja jep kujtdo.
Rapsod që kurrë këngën s’e ndal.
Dhe Tirani, nga tribunë e lartë
krrokat, krrokat, krrokat.
TIRANI PRONAR I ATDHEUT
Dhe u bë pronar i atdheut Tirani,
i atdheut qe quan atdhe edhe Tirani,
u bë zot i tij
e mori të tërin për vete
dhe e mban në bankën e tij,
pikërisht në bankën e tij private:
tiranët ruajnë gjithçka në bankat e tyre private.
© shqipëroi Maksim Rakipaj
Shqipëroi Maksim Rakipaj
Botuar te nr i fundit i revistës Poeteka bashkë me 20 poezi të tjera nga Kuba me shqipërimet e mia.