Poezi nga Mimoza Leskaj
Si një ujëvarë!
Si një ujëvarë rrodhën mendimet tek mua
mes saj u futa dhe u dashurova
e etur me buzët tharë,
thashë të dua e çmendur,
në atë ujë notova.
Ti pas meje fshiheshe si një hije
ndërsa unë notoja e lumtur
dhe diellin në sy tek më ngrohte i thosha
unë nga ty, ngroh më bukur.
E ndërsa ti hije rreth teje lëvizje
unë forcën e ujvarës mora
aty ku ti s’ dije të hyje
unë hyra dhe dita të lundroja.
Sodisje në heshtje k’të mrekulli
trishtimi mbulonte kudo sytë e tu
e ndërsa unë me ujin bëja dashuri
tek prekja ujvarën që rridhte pa pafund.