KUR TI NUK JE… / Poezi nga Bajram Dabishevci

 

ylli galina

Poezi nga Bajram Dabishevci

 

 

KUR TI NUK JE…

 

Kur ti nuk je, tërë bota s’do jetë më me mua
e sa mall digjet shkrumbit tim, ç’derdhet shampanja?
Po unë plas, lëngoj për rreze, dielli përvëlon, nxinë,
lavron kujtime me thikë e pirun besimesh.
Ti s’je muzg, pranvere vetëtimë. Morti shpejt ikën prapa,
bota pikas se të takoj e duart të lëvar te qafa,
mugëtirë e verdhë, errësirë blu, ç’serenadë macesh e huaj!
Si sergjen i enëve, fytyrat, mëlçia, bëmat e një zemre,
po nuk vdes dot, nuk vritem gand, nuk shkruaj Makandasë,
magjistarët, tufa-tufa, që zhvatin shpirtëra dashurish,
stisin afate të qëndrushmërisë, ç’vlenë një nder, një rrenë,
apo mbi urë e nën ura fantazma e Epaminondas,
të shitet i dashuri te poet pushti. Shtëllunga tymziu
që ime dashuri më gjenë të zgjuar dhe natën e dhjetë
shkrumbit tim notoj unë vetë, zjarri yt që larg më kthen
në rrugaç të rrallë e në pritje për çka jo perëndia?
Klithma se është çepen, gjëma – dritare të paparë ngreh,
njëqind herë Lezbos vargu im në polici brof,
njëqind herë brinjët, si britmi i tretë, si brishul demi
e njëqind herë dorë e Safos të dridhë djajtë në hetuesi,
kupë qiejsh me poeten më të dëgjuar, o bromp!

Kur ti nuk je, tërë bota s’do jetë me mua,
triumfi, besimi, liria… le të dalin nga lëkura
e katër stinësh të pranverës, iks vitesh të cegmës,
sa herë më përgjak syri yt që fle, të puth, pa ndalë
dhe kopshti përvëlues duart tuaja më jep,
kur miklimi ngreh flamur e puthja – kështjellë,
kuaj, hungurima e zagar s’mbërrijnë qiejt,
kur sytë t’i gjej, shekujt e tërë të dashuruarve jam,
perëndia të puth pëqirin, se s’dua asgjë, sa Helenën,
Troja ik e vjen, si festa vitesh, se depo plot e zbrazët,
herë është mëndafsh mbi dritare bordelesh të para,
herë skrap metal lufte për ëndrralla, asgjë pa shpirtin
dashuria, pse ikën ai shtet, është zemër, qëndro, Njeri!
Hëna si plaskomë e kalbur, si lot dinak çirret kaq zi,
circa-cirka gjaku ndal lumin, “eja”, më thërret,
“eja”, të thërras e gjaku im, gjaku yt harrojnë atë mbrëmë,
njëqind herë parajsë natën që iku do e kemi tash.

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s