Poezi nga Sadbere G. Spahija

sadbere gagica

Poezi nga Sadbere G.  Spahija

 

 

NË MBRETËRINË E VARGUT

 

Jam bërë hije stinësh
Nuk është veç ëndërr
Që netëve
Më lë pa gjumë
Dikur
Dehur përjetësisht
Vrapoja çmendurisht
Si në përralla më dukej
Agimi i bardhë
Sot
E prek plagën time me dorë
Dhembjen time
Lënë udhëve pa adresë!
Shkruaj fjalë dashurie
Me puthje të reja
Qëndis një këngë
Pres një zog
Qiellin të ma mbush me shi
Kilometra udhëtoj me muzën time
Mbi buzë të ditës shtrihet
Një varg soneti pa rimë
Vjen
Si psherëtimë
Digjet mes ofshamave kjo natë
Ringjall lotin
Që rendon qerpikun tim
Sot nuk je ëndërr e mallit tim!

 

 

 

LOTI LOTIN

 

E kërkon çdo natë
Kur ëndrrat marrin udhë malli
Muret e shpirtit tim kërkojnë një varg
Lule vjollce pranvere
Një kopsht më trëndafila
Pshërëtin kjo dhembje sonte
Pika shiu derdhen në ballkon
Vjeshtën e dua me erë kallinjsh
Kur hëna derdhi shkëlqimin
Mbi sytë e mi një udhë ere
Xixëllojë në mesnatë
E s’u fik deri në agim
Lindje dielli në fjalën time
Loti lotin e kërkon !…

 

 

 

KAM

 

Një dhembje në shpirt
Një udhë të gjatë sa malet
Ta kapërcej bregun e një malli
Mbi udhët e vendlindjes
Të qesh e qaj
Kur nëna me vishte
Një fustan me lara
E fluturoja si zogësë mbi qiell
Bota me dukej e imja
Kam një dhembje shtrënguar ne gji
Një ëndërr më grish nëpër vargje
Të marr zogun në duart e mia
Të ec drejt një pirgu me lule
Të qesh të qaj si fëmijë!

 

 

 

HESHT

 

Por natën dua ta zgjoj
Të zhurmojnë yjet në mesnatë
Hëna ziliqare të flas me gjuhën time
Yjet të marrin udhë nëpër qiellin e hapur
Bie po gjumi ka ikur nëpër stinë
Zogjtë e mi nëpër fjalë cicërojnë
Ëndrrat janë bërë zjarr lumnie
Këmbanë e agimit po bie
Unë kërkoj diçka nëpër vargje
Pas shiut të mëngjesit
Të shndërrohem në ylber pranvere
Hesht
Por gjumi s’më zë!

 

 

 

KTHEHU

 

Në luginën e shprtit si dikur
Netët të mos më mbetën shterpë
Stinët të mos lotojnë
Kthehu me fjalën e urtë
T’ia puth gjethet stinës
Të rikthehem në dashuri
Të pafund o zë zogu
Që m’i tremb ëndrrat
Kthehu!

 

 

 

KAPËRCEN

 

Nëpër oborrin e lagjes sime
E nuk më sheh
Kur bie shi mbi vargjet e mia
S’t’ë gjej askund
Ku janë fshehur ëndrrat tua
Në këtë stinë me erë
Kapërcen
Mbi heshtjen e natës
As nuk troket në derë të fjalës
Si ta thej këtë natë në dysh?

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s