Poezi nga Teuta Osmani

 

teuta osmani

Poezi nga Teuta Osmani

 

 

Femërore

 

Femërore u ndjeva që në cipen e hollë të lëkurës
që në embrionin e krijuar nga i Madhi, në barkun e Nënës
ku dashuria është madhështore e lidhur në çdo qelizë të trupit
ku njeriu nga njeriu del për jetën e shtrenjtë dhe të shumëpritur.

Femërore është trupi që më bëri ëngjëll me flet
e veshur me fletët e bardha si një trëndelinë,
me krahët që zgjateshin e kërkonin përjetësinë
nga fryma që kurrë s’u ndal nga gjoksi i nënës si një frymëzim.

Femërore ndjehem në çdo çast që shikoj veten
në hapat ku hedh ,në shikimet e dritës së Diellit e të Hënës
ku zemra është një tingull që ripërtërin shekujt e pashuara
për një ringjallje të njeriut nga njeriu në breza.

Femërore jam në çdo tipar të fytyrës sime
në linjat që i përket bustit të një shenjtërie,
ku format janë si valët e detit me flladin e ngrohtë
dhe mbi të gjitha një burim shprese dhe etje që kam në gjoks.

Femër është ,dhe lum kush e gëzon emrin më të bukur Grua,
Nënë e përjetësisë, e pavdeksisë, e përkujdesjes së dashurisë si krua,
me rrjedhje si burim i qumështit të bardhë ,e ëmbël si jeta
për të qënë ,e para e virgjërisë në cipën e hollë që mbështillet lumturia…

 

 

 

Fjala

 

Sa dua të gjej embrionin e fjalës
ndjeshmërinë e saj deri në palcë
si të jetë një qënje e ngjashme
me trup prej mishi e gjak!

 

 

 

Në qetësinë e pafund

 

Në qetësinë e së vetmes
hyra në mendime
me përpëlitje qëpallash
në sytë e mi
kish hyrë një morri kujtimesh

një glob m’u shfaq’
me ndjenjën e dashuris
me rrahjen e zemrës
u mat metereologisht

një hapësirë pafund ,
një rreth iluzionesh
një gjyrosje e qetësis
nga othonet e kohës

një marrëzi idesh u përplasen
me qetësin e heshtjes dhe të kureshtjes
vetmi në shpirt me një frym vargjesh
me strofka gëlltitjesh

mbi gjoksin e lakuar,
një morri frymëzimi
nuk më la për të dështuar
u mbyta prej se kaluarës

si një mal
që nuk i ngjitem dot
në ëndërr kish shkuar
këtu e mot

në qetësi mendimesh
u binda se ku jam
me vetminë e vetes
sërish pranë

pranë detajave pa shtigje
ku thurren ëndrra vetmie
ku sytë e mbushur
shkëlqejne rreze dashurie

në hapësirën e pafund ,..
isha unë
dhe ja përsëri
qetësi pafund.

 

 

 

Të dua

 

Të dua jetë edhe me të mirat e dhe me të ligat
me mote të përzjera ,me diell e shira
me gjithçka që të jetoj nga çasti në çast
shkruaj si ty motit,me një dashuri që ndjej në damar…

 

 

 

”Ripërtërijë”

 

ngjyeva qiellin me bojë sot
me ngjyrën e jetës sime ,
nuk prisja të shkelqente ,a të bardhonte
vitet më bërën, horizonteve t’u ngjasonte

jetë e nurit, e nusërisë
vazhdimësi e saj, mrekulli
ato më bërën të jetoj lumturinë
nënë të mbetem,femijërinë time ripërtërijë.

 

 

 

Më lini

 

Më lini o të mirë të gëzohem
nga andej ku malet nuk kanë shesh
ato ku zgjaten e ngrihen si dëshmitarë
të kësaj jete e që ka besë.

Më lini të fluturoj si një shqiponjë e vetme
e larguar kaq largë përtej oqeaneve
që të ndalur s’ka kudo mbi re
të dendura ,të pastra e të kaltra si në qiell.

Ku gëzimi im merr formën e krahëve
dhe rreh përmes një jetë,
ku deshirat janë të mëdhaja
përveç forcës që s’më ka lënë.

Ndaj më lini të gëzohem
me fjalët e shkruara në rrjesht
se shpirti im është në mes tyre
dhe pa trup të mos mbes…

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s