Poezi nga Sarë Gjergji

 

Sare Gjergji

Poezi nga Sarë Gjergji

 

 

BLIRI

 

Kishte lëshuar shtat
me sytë kah qielli

Ishte i butë, – mendimet zbuste,
plot aromë,
mëkues,
sa dielli, n’ lulet e tij frymonte

Sot,
mori sopatën,
e preu blirin, Ai…

Bletët,
botën në sy morën.
Një i ftohtë,
trupin tim, mpiu.

Eja, ti,
shpirti im;
kam nevojë për frymëmarrje…

 

 

 

PRILL

(Nga Libri i Zanafillës), 2

 

Hyji,

të diellt e bëri, Prillin
me shpirtin uragan
bukë të përditshme
në thellësinë e zemrës që vdekur ishte

në ty betohem, Prill
në shtatzëninë tënde
copë e grimë më bëfsh
ohaaa,
në tokë, në ujë, në ajër
më shpërndafsh
se virgjërinë prillore dua
diellin e syve tu
e çdo gjë që prej teje lind

Prill, erdhe në botë
e gur’ i këndit u bëre.

 

 

 

JAVA E MADHE E DASHURISË

 

E Enjte:

Të enjten u dha kumti
që pakkush do ta besonte.

E Premte:

E shkuara vdiq
dhe trëndafili gri.
Ditë dhurimi ishte për ne.

E Shtunë:

Në kryq mbërthyer,
me sytë kah qielli,
zemra shestoi lindjen.

E Diel:

ç’ dashuri hyjnore
bekoi të nesërmen tonë.

Amshimin lindi!

 

 

 

DRADOFILLES

( Martin Camaj ) 

 

Pranvera e luleve
nuk del pa ty, drandofille!
Drandofille e kuqe si gjaku
përvëlues në zemrën e t’riut,
o ndjesija e eme,
kur nji mij dishire
e kanë folén e tyne.
Era e jote, moj dradofille e zemrës,
âsht si kanga e zogut ndër lugje
në veshin e njeriut me dhimba.
Asht zani i mallit në vetmí,
nji pikë vese në gjethin e shkrumuem,
ngrofsija e frymës
e nji poezije së gjallë.

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s