Baladë nga Ramije Ajdini
DORUNTINË, PËRSE QANI?
Nëna s’të pa asnjëherë nuse të buzëqeshur.
Kthehu nga shtegu i shkretuar, se aty të pret vaji i vajzërisë, Doruntinë!
Puthe nënën në ballin e rrudhosur e synxirë!
Kambanat e vuajtjeve ziejnë e vlojnë,
Shkëmbin e vatrës më pranë afroje,
Gacën mos e ndiz se nuk t’i sheh sytë e shpirtit.
Shpërthe me thirrjen: nënë, o nënë!
Varret mos i numëro me gisht, motër!
Se ajo me duar i ka hapur e gisht s’vendosi.
Rrasat e zeza, kullosa, i ka mbuluar.
Doruntinë!
Kukuvajka ende këndon kob zanat e malit, nuset e vëllezërve.
Këndon kob edhe për vëllezrit në lëndinë vendosur radhë.
Doruntinë!
Të lutem, mos qaj se nuri vëllezërve u digjet për ardhjen tënde.
Drita e buzëqeshjes së humbur po hapet.
Doruntinë!
Merre për dore Konstandinin e vogël besëplotë, se ai erdhi me kalë të bardhë.
Tash, kthehu se Nëna të pret në të fundit përqafim, e hijet e kujtimeve leri të thahen!
Doruntinë!
Përse po qan me lot të nxehtë?
Konstandini erdhi për ty dhe përmbushi të dhënën besë.