Drejt një bote të re …. / Poezi nga Elda E. Dilo

 

Elda

Poezi nga Elda E. Dilo

 

 

Drejt një bote të re ….

 

Bota jonë

Botë rregulli

Botë kaosi

Botë fuqie

Botë pasigurie

Botë zhvillimi

Mungesë drejtimi

Shpirtra të tërbuar

Gojë që nxjerrin fjalë të rënda

Sy të çapëlyer nga zemërimi

Zemra që nuk rrahin më,

por godasin me çekiçin e urrejtjes

E bukura shëmtohet

E shëmtuara zbukurohet

Dashuria vritet

Urrejtja lartësohet

Ku jemi?

Ku shkojmë?

Ashtu sikurse aroma buron nga një trëndafil

Ashtu sikurse drita rrezaton nga dielli

Ashtu sikurse përhapen valët në një lliqen,

kur hedhim një gur

Vala e mendimit formën e një spire merr

Lulet e reve janë duke lundruar

brenda qiellit blu të errët

Ne jemi duke flutëruar mbi re

nëpërmjet derës së zemrës

Një botë e re guximtare hapet

Çdo ëndërr e fshehur zgjohet

kurdoherë që koha fluturon

Ne shkojmë drejt galaktikave

me kaq diej rreth e qark

Ylberët janë bërë flatrat tanë

Diku, Diçka

E PABESUESHME

Është duke pritur të ndodhë

Këtu lumenjtë e dashurisë rrjedhin

Çdo frymëmarrje bëhet pemë jete

Me forcën e harmonisë dhe të gëzimit ndjejmë jetën

Një qiell i ri është duke u shfaqur,një botë e re guximtare.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s