ERDHI PRILLI (kushtuar mamasë time, që sot kishte ditëlindjen) / Poezi nga Iliriana Koleka

 

12931118_1291604814187941_4461649957709145175_n

Poezi nga Iliriana Koleka

 

 

ERDHI PRILLI

(kushtuar mamasë time, që sot kishte ditëlindjen)

 

Mëmë – zonjë erdhi prilli

Sot është ditëlindja jote

Po ti s’je më

Dhe fjalorët me shënimet e tua anash faqeve

Qajnë me lotë druri për ty

 

Letra e romaneve që fusje nën jastëk

Kur ndërprisje leximin netëve

Sa vjen e bëhet më e verdhë

Si gishtat me nikotinë kur pije cigare

 

Ishte mos na ishte

Ishte një kohë që cigarja dhe ti merreshit vesh si shokë

Pastaj erdhi një kohë, që cigarja si hajdute iku e të la

Dhe ti u bërë si shtojzvalle magjike

me gishta të bardhë, gati të tejdukshëm

Të ngjyer me mjegull mëngjesi e shkumë deti

Pa unaza, po njësoj të etura

për të bërë njëqind punë

Për të qepur njëqind çorape

Për të pjekur njëqind ëmbëlsira

Për të shfletuar njëqind libra

Për të përcjellë njëqind herë bijtë e tu

Drejt rrugëve të panjohura

Me dridhje zëri e ngulçime

Me lotë në sy e gurë në zëmër

Se dy s’tu kthyen më kurrë …

Ngelën peng udhëve …

 

Kur shihem para pasqyrës më duket sikur je ti

Po në fakt pasqyra gënjen, se jam unë

Ti je brënda meje, e fshehur thellë në sytë e mi

Ke bërë folenë në një kënd

dhe s’dëgjon ta lësh Lilin vetëm

Rri atje e strukur e mban frymën

S’bën zhurmë, që mos rëndosh me praninë tënde

Kur unë rënkoj dhe ti rënkon

Kur unë qaj dhe ti qan

Kur unë jam sëmurë ti ofshan

Kur shigjetat e armiqve më godasin pa pushim

Më pëshpërit në ëndërr

“Tërë shpresën e kam tek ty!”

Dhe unë çohem në çast, si me sustë

I shpërndaj shuplakat e jetës si gjethe të fishkura

I vë pëshpërimat e tua si gjerdan në gjoks

Dhe hidhem përpara.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s