JEPMËNI / Poezi nga Vasil Tabaku

 

Vasil Tabaku -1

Poezi nga Vasil Tabaku

 

 

JEPMËNI

 

Heshtja jote

Mbulonë ngadalë

Dhimbjen time të egër…

Ah,

Një dhimbje rrebele që  ulërinë

Por zërin e saj prej klithme

E vranë teksa rendëte

Fushave të dimërta njerzore…

…sepse unë

Kam etje për puthjen tënde

Për fjalët e brymta

Dhe buzët prej qelqesh të thyera

Kam  mall

Për duart e ngrohta

Rreth fytyrës sime të trishtë

Vizatuar

Me pikëza  të vogëla  lotësh,

Jam i zhuritur

Për fjalën tënde të lidhur

Me prangat e saj

Dua të ndërtoj

Një monument për LIRINË…

Jepmëni buzëqeshje

Jepmëni dashuri pafund

Jepmëni zjarr shpirti të ndezur

Jepmëni vetveten tuaj…

Ju dua

Sepse brenda  kësaj dashurie

Është  liqeni i bukur i syve të mi

Dhe deti i madh

I ëndërrës tuaj për të vërtetën…

Ju dua

Dhe ju lutem

Jepmëni, jepmëni pafund, jepmëni…

 

Tiranë prill 2016

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s