MËSHIRË – Lawrence FERLINGHETTI / Shqipëroi: Maksim Rakipaj

 

MËSHIRË

 

Lawrence FERLINGHETTI

 

Mëshirë për kombin që dele i ka burrat
dhe udhëheqësit barij të këqij.
Mëshirë për kombin ku udhëheqësit gënjejnë
dhe të mençurve u kanë mbyllur gojën.

Mëshirë për kombin që zërin s’e ngre
veç për të lëvduar zaptuesin
rrugaçët i shpall heroj
dhe që shpreson me dhunë
botën të komandojë
Mëshirë për kombin që gjuhë tjetër s’njeh
veç gjuhës së vet.
Asnjë kulturë tjetër veç të vetës

Mëshirë për kombin që e ka shpirtin te paratë
dhe fle me gjumin e atyre
që e kanë plëncin gjithnjë plot

Mëshirë për kombin – oh, mëshirë për njerëzit
që lejojnë të drejtat t’u shkelen
dhe liritë t’u flaken tej

Atdheu im, qaj për ty
o tokë e ëmbël lirie!

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

 

 

Maks Rakipaj

Maksim Rakipaj

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s