Poezi nga Delo Isufi

delo isufi

Poezi nga Delo Isufi

 

 

TAVOLINA E REZERVUAR

 

E pinte kafen qetë-qetë,
Me kafe pinte dhjetë cigare,
Zhytej thellë në botën e vet,
Në botë të largët e plot halle.

Nxirrte lapsin dhe një bllok,
Diçka shkruante, kush e di !
Kamerieret kokë më kokë,
Pyesnin : Ç’është ky njeri?.

Thoshte vetëm fjalën, kafe,
Linte lekët mbi tavolinë,
Fytyra e tij përherë në paqe,
I veshur bukur e me sqimë.

Një ditë shtatori, për çudi,
Porositi dy gota verë,
Trokiti qelqet me lehtësi,
I ledhatoi me pulqerë.

Gëzuar i tha gotës tjetër,
Sot Ti mbushe shtatëdhjetë,
Unë e pi kafen vetëm,
Vetëm fare tridhjetë vjet.

Hera e parë që e dëgjuan,
Burrin që foli ato fjalë,
Në lokal nuk e shikuan,
Atë të vinte si më parë.

Vunë tabelën “rezervuar,”
Në tavolinën gjysmë hije,
I moshuari i vetmuar,
Diku prehej nëpër yje.

 

 

 

MISTERET

 

Ku qëndron magjia Jote vallë,
Ç’mistere fshehin ata dy sy,
Enigmat e Tua cilat janë,
Tregoma në ke perëndi.

 

 

 

Vjen një ditë…

 

Pse vallë mbi vite ecim kot,
E nuk e dime sa na kanë ikur,
Por vjen një ditë apo një mot,
Që mosha jonë do jet’ venitur.

Dhe vitet prap ashtu do ecin,
Herë të qetë e herë me vrull,
E ne, kaplen do t’u heqim,
Kurë ato të na lënë në udhë.

 

 

 

TAKIMI ME VDEKJEN

 

Sot me vdekjen e piva kafen,
Me njeri-tjetrin hallet i qamë,
-Hajde, – më tha, -unë të pres,
Por vend në parajsë nuk kam.

 

 

 

VALËT E DETIT

 

Buzë detit, tek një bar i vjetër,
Mbuluar me dërrasa që dikur,
Tre shokë të mirë pinin kafen,
Dy nuse simpatike dhe një burrë.

Diskutonin për art’ e letërsi,
Shoku u rrëfente për jetën,
Nuset shikonin me kërshëri,
Valët e detit kur treteshin.

-Dëgjoni,-tha shoku një ditë,
Vështroni dallgët si lodrojnë,
Plot zulmë në detin e hapur,
Në breg, në hiç përfundojnë.

Dhe unë nga Ju shumë herët,
Me dallgët shok do të jem,
Kur kafen këtu ta pini,
Më bëni një zë si atëherë.

-Te dërrasat, të presim,-thoni,
Dhe unë me dallgët aty jam,
Zërin tim sërish do dëgjoni,
(Si dikur do them’ me të qeshur)
Dy “dërrasa” mangut i kam,
Një vajzë e bukur m’i ka hequr.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s